Shifrat e punësimit nga ndërmjetësimi i Zyrave të Punës në të gjithë vendin kapin shifrën e 739 të punësuarve në një javë. Kështu për periudhën 6 deri 12 shtator 2019, numrin më të lartë të punësimeve e ka qarku i Tiranës me 294 punësime ndër të cilat 254 në Tiranë dhe 40 në Kavajë, ndjekur më pas nga qarku i Durrësit e Beratit.
Shifrat e punësimeve për periudhën 6-12 shtator sipas qarqeve:
Berat 63: Berat 48, Kuçovë 8, Skrapari 6
Durrës 93: 81 Durrës, 12 Krujë
Fier 36: 16 Fier, 9 Lushnje, 11 Mallakastër
Korçë 40: Korçë 7, Pogradec 29, Devoll 4
Dibër 20: Mat 7, Dibër 9, Bulqiza 4
Elbasan 31: Elbasan 20, Gramsh 5, Librazh 6
Gjirokastër 26: Gjirokastër 14, Përmet 2, Tepelenë 10
Kukës 25: Tropojë 6, Has 9, Kukësi 10
Lezhë 24: Lezhë 5, Kurbin 11, Mirdita 8
Shkodër 52: Shkodër 37, Malësi e Madhe 9, Pukë 6
Tiranë 294: Tiranë 254, Kavajë 40
Vlorë 35: Vlorë 33, Sarandë 2.