Trupi i pajetë i peshkatarit që u zhduk dje në Vlorë, është gjetur mëngjesin e sotëm nga polumbarët e Forcës Detare.
Trupi i pajetë i Mehmet Alirajt është gjetur 20 metra larg bregut. 60-vjeçari ishte futur dje në në det që të gjuante me pushkë sportive, por nuk doli më. Ai ishte i veshur me kostumin e zhytjes dhe u gjet në thellësinë 5 m.
Pas njoftimit të familjarëve nisën kërkimet nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbeshtetur edhe nga Policia Kufitare. Pas një operacioni të gjatë kërkimi, trupi i 60 vjeçarit u gjet mëngjesin e sotëm në Gjirin e Dukatit.