• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri Çuçi në Selenicë, drejt fundit investimi 3 miliardë lekë për mbrojtjen nga përmbytjet e Vjosës (FOTO)

27/09/2019
Ministri Çuçi në Selenicë, drejt fundit investimi 3 miliardë lekë për mbrojtjen nga përmbytjet e Vjosës (FOTO)

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi, ishte në Selenicë për të parë nga afër një prej investimeve më të mëdha që po kryhet në atë zonë për mbrotjen nga përmbytja e lumit Vjosë. Rreth 3 miliardë lekë janë dhënë nga qeveria për ndërtimin e 8 penelave mbrojtëse dhe një argjinaturë të re, për të frenuar përmbytjen dhe gërryerjen e tokave bujqësore, si dhe vërshimin e prurjeve të lumit në stacionin e ujit të pijshëm.

“Kjo është një nga ndërhyrjet më të mëdha në Lumin Vjosa. Janë duke u ndërtuar 8 penele mbrojtëse. Ky është një vend ku lumi mbyt dhe gërryen një pjesë të madhe të tokave bujqësore. Me investimin që po bëjmë, rreth 3 miliardë lekë, do të ndalojmë përfundimisht gërryerjen e tokave nga vërshimet e lumit. Veç kësaj kemi bërë edhe argjinaturën, e cila s’ka qenë më parë. Në këtë mënyrë garantojmë edhe mbrojtjen nga përmbytja të stacionit të ujit të pijshëm për Selenicën. Ky është një nga investimet më të mëdha që po bëjmë në Vjosë. Besoj brenda muajit nëntor do ta përfundojmë investimin”, tha ministri Çuçi.

Bashkë me të ishte edhe deputeti i Selenicës, Vullnet Sinaj dhe kryebashkiaku Pëllumb Binaj, si dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Aktualisht punimet në këtë investim janë realizuar në masën 68%. Argjinatura e re me gjatësi 2620 metra dhe 8 penelat mbrojtës pritet të përfundojnë para nisjes së dimrit. Aktualisht Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është duke kryer investime për mbrojtjen nga përmbytjet edhe në pjesë të tjera të shtratit të lumit Vjosa në Fier.

Related Posts

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë

24/05/2026
“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 
Kryesore

“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 

24/05/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, sindikata paralajmëron me Kushtetuesen

24/05/2026
Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda
Kryesore

Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

24/05/2026
Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
Kryesore

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

23/05/2026
Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Katastrofë e Milanit, kuqezinjtë zhgënjim total, “i japin duart Championsit”

Katastrofë e Milanit, kuqezinjtë zhgënjim total, “i japin duart Championsit”

24/05/2026
“Nuk e di a ishte i kuq apo jo”, Glen Daja tregon për çfarë luan Dinamo: Edhe me Egnatian ekipi do futet për…

“Nuk e di a ishte i kuq apo jo”, Glen Daja tregon për çfarë luan Dinamo: Edhe me Egnatian ekipi do futet për…

24/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al