• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përkujtohet rezistenca antikomuniste e Zhapokikës

06/10/2019
Përkujtohet rezistenca antikomuniste e Zhapokikës

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përkujtoi kryengritjen e Zhapokikës, Tepelenë shtator-tetor 1948, në Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”.

Kryetarja e AIDSSh-së, Gentiana Sula u shpreh se si në veri ashtu dhe në jug, shqiptarët bënë rezistence të organizuar ndaj instalimit me dhunë të regjimit komunist.

“Zhapokika është një faqe e ndritur e kësaj rezistence që kërkonte të mbronte të drejtat e tyre dhe mënyrën e jetesës”, shprehet ajo.

Lëvizja e armatosur e Zhapokikës në shtator-tetor 1948, ishte një kryengritje antikomuniste e banorëve të zonës ndaj pakënaqësisë së qeverisjes komuniste dhe përpjekje e qartë kundër regjimit diktatorial, ishte një revoltë me armë e mirë organizuar e menduar dhe me detyra politike dhe luftarake të përcaktuara e të studiuara.

Merita e përgatitjes dhe e organizimit të kryengritjes i takon Xhemal Brahim Asllanit, ish- partizan, me arsim fillor, i martuar me dy fëmijë, i ri 30-vjeçar.

Të mbi 20 burrat që morën armët, ishin të moshës mesatare 40 vjeç, burra të mësuar me varfërinë, me normat e ashpra të jetës, me barrën e dy luftërave botërore mbi shpinë.

Në përbërje të çetës kishte ushtarë, komunistë, ish-partizanë, policë të zonës, nëpunës të administratës lokale. Detyra luftarake e çetës ishte: të luftonte me armë derisa në Shqipëri të vijë në fuqi një qeveri demokratike. Pas zgjedhjes së shtabit të komandës, komandant u zgjodh ish-xhandari 59 vjeçar, Bajram Kamberi.

Çeta do të rezistonte për rreth një javë e ndjekur nga forcat e shumta qeveritare. Më 10 tetor në qafën e Gllavës bëhet beteja për jetë a vdekje me forcat e shumta qeveritare, ushtarë dhe policë, të ardhur nga Tepelena dhe nga Berati. Mbesin të vrarë dy policë dhe dy kryengritës. Të 25 kryengritësit e identifikuar ishin; 13 nga fshati Zhapokikë, 7 nga fshati Luftinjë, 3 nga fshati Kamçisht dhe 2 nga Salaria. Çeta përfundimisht u shpartallua. Xhemal Brahimi u arratis fillimisht në Greqi pastaj në SHBA.

Gjykata ushtarake e qarkut të Gjirokastrës, me kryetar kapitenin Llazi Polena, gjykoi më datën 4.06.1949 disa nga pjesëmarrësit e kryengritjes, duke i akuzuar se në shtator-tetor 1948 janë arratisur dhe kanë formuar bandën e armatosur për të rrëzuar pushtetin popullor. Komandant Barjam Kamberi u dënua me pushkatim, u ekzekutua në Gjirokastër, më 21.07.1949.

Të tjerët u dënuan me burgime të rënda. Dikush vdiq në burg. Numri i të vrarëve nga shteti dhe i të vdekurve në burg arrin në nëntë. Sulo Zaimi, si nxitës i fshehtë i Kryengritjes, u dënua me 20 vjet burg. Xhemal Brahimit ia internuan familjen, gruan dhe fëmijët e mitur, të cilët më pas u dënuan me burg deri në vitin 1991.

Të gjithë të dënuarve iu sekuestrua pasuria dhe e humbën të drejtën elektorale. Kryengritja e Zhapokikës ishte kryengritja e fundit kundër regjimit komunist dhe dëshmi që komunizmi nuk u kundërshtua me armë vetëm në veri por edhe në jug.

Related Posts

Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Lajme

Majko: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

18/11/2026
Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin
Kryesore

Qeveria refuzon shfuqizimin e ndryshimeve ligjore për Zonat e Mbrojtura, kërkon siguri juridike për Zvërnecin

17/11/2026
Erjon Vishkulli kthehet në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë
Kryesore

Erjon Vishkulli kthehet në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

17/11/2026
Do e ekzekutonin shqiptarët: Mossad ndihmoi në parandalimin e atentatit ndaj biznesmenit izraelit në Greqi
Kryesore

Do e ekzekutonin shqiptarët: Mossad ndihmoi në parandalimin e atentatit ndaj biznesmenit izraelit në Greqi

17/11/2026
Kryesore

17/11/2026
Abuzoi me të miturin, dënohet me 13 vjet burg shqiptari në Greqi
Kryesore

Arrestohen 4 shqiptarë të Maqedonisë në Greqi: Do ekzekutonin biznesmenin izraelit (grupi financohej nga Irani)

17/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA EURO U-21 2027/ Përcaktohen 16 skuadrat finaliste, shorti hidhet më 26 nëntor në Beograd – Balkanweb.com – News24

UEFA EURO U-21 2027/ Përcaktohen 16 skuadrat finaliste, shorti hidhet më 26 nëntor në Beograd – Balkanweb.com – News24

18/11/2026
NBA/ Lakers në krye, kalifornianët mundin Charlotte, ndalen Spurs pas 12 fitoreve radhazi

NBA/ Lakers në krye, kalifornianët mundin Charlotte, ndalen Spurs pas 12 fitoreve radhazi

18/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al