• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

S’ka negociata për Shqipërinë, BE jep “OK” vetëm për Maqedoninë e Veriut

16/10/2019
S’ka negociata për Shqipërinë, BE jep “OK” vetëm për Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Europian ka vendosur që të ndajë Shqipërinë nga Maqedonia për hapjen e negociatave. Kështu thuhet në raportin final të përgatitur pas mbledhjes së ministrave të BE një ditë më parë, raporti i cili do i dorëzohet kryeministrave të BE-së ditën e nesërme. Ndryshe nga Shqipërisë, dokumenti final kërkon hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të progresit të arritur tek reformat dhe kushtet të vendosura njëzëri nga Këshilli në qershor 2018, Këshilli pajtohet me hapjen e negociatave të pranimit jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, dhe fton Komisionin të paraqesë, pa vonesë, një propozim për një kornizë për negociatat në përputhje me konkluzionet e Këshillit Europian në dhjetor 2006 dhe në përputhje me paragrafin 3.

Për të mbështetur rrjedhën e reformës, parimi i parë themelor duhet të jetë i integruar në procesin e negociatave, duke përfshirë një qasje të përforcuar më tej ndaj sundimit të ligjit. Korniza e bisedimeve do të miratohet nga Këshilli.

‘Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të përparimit të arritur, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dhe të bëjë përparim të mëtejshëm në reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR,’ thuhet në dokumentin final të ministrave të BE-së. Para se të hapen kapitujt e parë, Shqipëria duhet të adresojë çështjet e mëposhtme:

Fillimin e hetimeve ndaj gjykatësve dhe prokurorëve për sjellje kriminale si rezultat i gjetjeve të procesit të vettingut. Fillimin e hetimeve në rastet e pretendimeve për mashtrim elektoral. Sigurimin e funksionimit të SPAK.

Forcimin e mëtejshëm të historikut të hetimeve, procedimeve dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë këtu edhe nivelet e larta

Miratimin dhe zbatimin e ligjit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Zbatimi i çdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Këshilli inkurajon Shqipërinë të vazhdojë përpjekjet për reformat, veçanërisht në fushat themelore për procesin e pranimit në BE. Partitë opozitare duhet të përfshihen sërish në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike. Të gjithë aktorët politikë duhet të angazhohen në axhendën e reformave të BE-së dhe të dialogojnë për të kapërcyer polarizimin politik. /BW

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al