• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E vërteta e dorëheqjes së Zoran Zaevit, rasti i Ramës dhe Lulzim Basha në mes

21/10/2019
E vërteta e dorëheqjes së Zoran Zaevit, rasti i Ramës dhe Lulzim Basha në mes

Lulzim Basha ka dalë sot e ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, pasi sipas tij, prej Ramës nuk na u çelën negociatat.

Basha tha se Rama duhet të ndjekë rrugën e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, për të dhënë dorëheqjen.

Në fakt, para se të dalë në konferenca për shtyp, Basha duhet të informohet pak më mirë, pasi Zaev nuk ka dhënë dorëheqje.

Ai kërcënoi me dorëheqje në rast se nuk çeleshin negociatat, për t’i bërë presion BE-së.

Dhe është e kuptueshme, edhe nëse do të jeptë dorëheqjen, pasi Zaev në emër të premtimit për çeljen e negociatave, pranoi që Maqedonia të ndryshonte emrin e shtetit, emrin e aeroportit, rrugëve, madje të ndryshonte historinë e saj si shtet.

Negociatat nuk u çelën dhe ky do të ishte veprimi më i logjikshëm nga Zaev.

Por, Zaev nuk e dha dorëheqjen, vetëm ka shpallur zgjedhje të parakohshme pas disa muajsh, kur pritet që të jetë dhënë vendimi për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO.

Duket se ai do të përdorë pikërisht këtë vendim, që natyrisht do të jetë pro këtë radhë, pas ratifikimit të Spanjës, ndryshe nga vendimi për negociatat, për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Pra kemi të bëjmë me një kalkulim politik, jo me dorëheqje.

Por në Tiranë e shohin ndryshe këtë punë, me shpresën se do t’i ushtrojnë presion Ramës, duke i përmendur Zaevin.

Beteja e Ramës dhe e Zaefit ka qenë e ndryshme në fakt, dhe që të dy, arritën t’i plotësonin kushtet e vendosura nga BE-së, sipas asaj që vetë drejtuesit kryesorë të BE-së e pohuan gjatë gjithë këtyre javëve.

Zaevi ka pasur mbi shpinë natyrisht një barrë më të rëndë, pasi ka ndryshuar krejt historinë e vendit, dhe natyrisht presioni mbi të është shumë herë më i madh.

Për më tepër që çelja e negociatave ishte konsideruar si një fakt i kryer, nëse Maqedonia ndryshonte historinë e saj, sipas kërkesave të Athinës zyrtare.

Rama ndërkohë kishte si kalë beteje reformën në drejtësidhe ajo është konsideruar nga BE dhe SHBA, si një nga më radikalet jo vetëm në Ballkan, por dhe në Europë, dhe shihet si një shembull për t’u ndjekur edhe në vende të tjera.

Zvarritja e saj natyrisht ka krijuar kosto, dhe kjo shihet në 9 kushtet e Bundestagut gjerman, që janë të gjitha pikërisht për reformën në drejtësi.

Por ajo konsiderohet e suksesshme, pasi ka nxjerrë nga sistemi dhjetëra gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, dhe shqetësimi i vetëm gjerman, dhe jo vetëm i tyre, është ngritja e SPAK, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, ndëshkimi i gjyqtarëve e prokurorëve që dolën jashtë sistemit si të korruptuar etj, gjë që nuk është drejëpërdrejtë në dorën e Ramës.

Ndaj Lulzim Basha kur përmend Zoran Zaevin, duhet të informohet më mirë, së pari për dorëheqjen e tij, dhe së dyti kur kërkon dorëheqjen e Edi Ramës.

Për më tepër që flet vetëm për dorëheqje, se për zgjedhje ka frikë të flasë, pasi i ka humbur të gjitha dhe nuk dihet nëse do të marrë më pjesë, edhe nëse Rama do të jeptë dorëheqjen.

(TemA)

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

Dhunohet në Tiranë TikTokerja Suada Muça

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al