Një video e shkëputur nga një emision televiziv është bërë virale, duke shkaktuar humor dhe batuta në rrjetet sociale.
Moderatorja Marsela Topi, ka qenë duke drejtuar emisionin “Fakt Plus”, në Tv Apollonia, në Fier, kur e tensionuar pas zhurmave që dëgjoheshin pas kamerave, ka shpërthyer ndaj punonjësve me një fjalor jo etik.
“O çuna, po pushoni o ia qi**ha ropt”, është shprehur ajo, ndërsa të ftuarit kanë mbetur të habitur… ndërsa ishin duke diskutuar për mos-hapjen e negociatave me BE.