• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

AZHBR prezanton në Gjirokastër programin IPARD II, financim për fermerët dhe agrobiznesin (FOTO)

23/10/2019
AZHBR prezanton në Gjirokastër programin IPARD II, financim për fermerët dhe agrobiznesin (FOTO)

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vijon takimet informuese me fermerët për thirrjen e dytë të programit IPARD. Takimi i radhës u zhvillua sot në Gjirokastër. E pranishme ishte drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, kryebashkiaku Flamur Golemi, drejtues të lartë të programit IPARD II, si dhe përfaqësues të komunitetit të agro-biznesit.  Drejtoresha e AZHBR prezantoi risitë e thirrjes së dytë të këtij programi, lehtësitë e krijuara, si dhe u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë për të përfituar nga nga fondet që jep Bashkimi Europian dhe Qeveria Shqiptare për këtë program.

Programi IPARD II, nga Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA II) për Zhvillimin Rural (IPARD), kontribuon me 94 Milionë Euro, fonde nga BE dhe Qeveria Shqiptare, për harkun kohor 2014-2020, me qëllim zhvillimin e sektorit agro-ushqimor. Programi IPARD II ka objektiv dhe prioritet mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor me qëllim përmirësimin e konkurrencës, pajtueshmërisë me standardet e BE-së, mbështetjen e investimeve në zonat rurale me qëllim diversifikimin e ekonomisë rurale dhe krijimin e biznesit, duke çuar në përmirësimin e mundësive të punësimit dhe përfshirjes sociale.

Thirrja është e hapur për të gjithë persona fizikë dhe juridikë, puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushat e prodhimit bujqësor, agro-përpunimit dhe zhvillimit rural, nga data 30 Tetor – 16 Dhjetor 2019, në masat e mëposhtme:

Masa 1: “Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore” në sektorët:

Qumësht, Mish, Fruta-Perime,Vresht.

Masa 3: “Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” në sektorët: Qumështi dhe përpunimi i qumështit, Përpunimi i mishit, Përpunimi i frutave dhe perimeve, Vera.

Masa 7: “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” në sektorët:

Sigurimi dhe Prodhimi i bimëve medicinale dhe aromatike, kërpudhave, mjaltit, bimëve dekorative, kërmijve; Përpunimi dhe tregëtimi në nivel ferme i produkteve bujqësore (qumështi, mishi, frutat perimet dhe verës); Përpunimi dhe tregtimi i bimëve medicinale dhe aromatike të egra apo të kultivuara, kërpudhave, vaji i ullirit, mjalti, peshku dhe produktet e peshkut, prodhimi dhe tregtimi i vajrave esenciale; Akuakultura (në ujëra të ëmbla dhe të kripur): Turizmi rural dhe i natyrës; Shërbime për popullsinë dhe bizneset rurale; Punimet e artizanatit dhe industria e manifaktures; Prodhimi i energjisë së rinovueshme.

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 57.68 milion EURO nga të cilat 75% ose 43.26 Milion EURO kontribut i BE dhe 25% ose 14.42 Milion EURO kontribut i buxhetit të shtetit. Më shumë informacion mbi programin IPARD II mund të gjendet në faqen e internetit të AZHBR; www.azhbr,gov.al; www.ipard.gov.al

 

 

 

 

Related Posts

Aksident në Tepelenë, përplasen 3 makina
Kryesore

Aksident në Tepelenë, përplasen 3 makina

13/06/2026
Rama shpjegon protestën: Gjithë dynjaja në Greqi është hedhur përpjetë. S’është fjala për flamingot, por për Donald Trump
Kryesore

Rama shpjegon protestën: Gjithë dynjaja në Greqi është hedhur përpjetë. S’është fjala për flamingot, por për Donald Trump

12/06/2026
SPAK ju gjurmon nga TikTok! Në kërkim të parave të pista, ndjek stilin e jetës së të dyshuarve dhe miqve të tyre
Kryesore

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: 336 llogari bankare dhe disa vila të sekuestruara

12/06/2026
Rama mesazh protestuesve: Shqipërinë e kam amanet të shenjtë, nuk është në shitje
Kryesore

Rama mesazh protestuesve: Shqipërinë e kam amanet të shenjtë, nuk është në shitje

12/06/2026
Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Gjykata liron ish-oficerin e policisë në Ksamil
Kryesore

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Gjykata liron ish-oficerin e policisë në Ksamil

12/06/2026
Arta Dade refuzon ftesën: PS është tjetërsuar! Shqipëria ka nevojë për një forcë me sytë nga populli, jo nga xhepat
Kryesore

Arta Dade refuzon ftesën: PS është tjetërsuar! Shqipëria ka nevojë për një forcë me sytë nga populli, jo nga xhepat

12/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Të rikthejmë Brazilin në majën e botës”, Vinicius nuk njeh limite: Ancelotti na jep qetësi, mund të shpreh të gjithë potencialin tim

“Të rikthejmë Brazilin në majën e botës”, Vinicius nuk njeh limite: Ancelotti na jep qetësi, mund të shpreh të gjithë potencialin tim

13/06/2026
Neymar “ngre flamurin e bardhë”, sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të Ancelotti-t ndaj Maroku-t

Neymar “ngre flamurin e bardhë”, sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të Ancelotti-t ndaj Maroku-t

13/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al