• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria po zbrazet, 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit

29/10/2019
Shqipëria po zbrazet, 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit

Janë 622 mijë shqiptarë që në dekadën e fundit (2008-2018) kanë marrë leje qëndrimit në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor. Numri më i lartë i lejeve të dhëna ka qenë në periudhën 2008-2010, ku rekordi është në vitin 2008 me gati 100 mijë lekë, për të zbritur në 75 mijë në 2010-n, që përkon dhe me emigracionin e lartë të asaj kohe. Më pas është shënuar një rënie e ndjeshme e lejeve, ku minimumi u arrit në 2013-n, me rreth 31.2 mijë leje. Rigjallërimi i ciklit të emigracionit shënoi dhe rritjen e lejeve në viet e mëpasshme, duke arritur në 2018-n, me rreth 62.5 mijë të tilla, niveli më i lartë që nga viti 2010.

Sipas shteteve, rekordin e mban Italia, me 308 mijë leje të dhëna në dekadën e fundit, ose rreth 50% të totalit. Në vend të dytë është Greqia, me 224 mijë lekë (36%). Nga të dy këto shtete ka një rënie të ndjeshme të ndjeshme të lejeve të qëndrimit vitet e fundit në raport me periudhën 2008-2010. (shiko grafikët e lejeve nga Greqia e Italia).

Në të kundërt, rritje të ndjeshme vitet e fundit ka shënuar dhe Gjermania, që ka dhënë gjithsej 28 mijë leje, nga të cilat 10 mijë i ka dhënë vetëm në 2018-n. Gjermania së fundmi është kthyer në destinacion të preferuar të profesionistëve shqiptarë, pasi për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore, ekonomia më e madhe e Europës po josh infermierë, IT, inxhinierë (shiko grafikun më poshtë, lejet e qëndrimit dhënë nga Gjermania). Mbretëria e bashkuar është në vend të katërt me mbi 3 mijë lejë në vit gjatë 2017-2018 (total gati 20 mijë). Më pas renditet Franca, me 10.7 mijë leje, ku dy vitet e fundit janë dhënë rreth 2 mijë leje në vit.

Lejet e dhëna të vitin 2018 rriten me 20%

Në Bashkimin Europian vetëm për vitin 2018 janë dhënë 62,525 leje qëndrimi për herë të parë për shqiptarët, duke shënuar kështu një rritje me 20% në krahasim me një vit më parë. Në 2017-n, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat janë dhënë rreth 51 mijë leje qëndrimi. Në Itali dhe Greqi, shqiptarët janë popullsia e parë për nga numri i lejeve të dhëna. Kështu, Greqia në total ka dhënë për të huajt 35,571 leje qëndrimi, prej të cilave 16,900 janë dhënë për shqiptarët, apo rreth 47%. Ndërsa në vend të dytë renditen Kina me 12.7% dhe Gjeorgjia me 6.9%.

Në vendin tjetër fqinj, Itali, janë dhënë në total mbi 238 mijë leje qëndrimi, ku edhe këtu shqiptarët zinin vendin e pare me 23,147 leje qëndrimi, apo 9.7% e totalit, duke u pasuar nga marokenët me 20 mijë leje qëndrimi dhe nigerianët me gati 15 mijë leje. Në të gjithë bashkimin Europian janë dhënë në total 3,2 milionë leje qëndrimi. Pjesa më e madhe e tyre janë dhënë për arsye familjare me rreth 28.4% të totalit, ndërsa në vend të dytë renditen arsyet e punësimit me rreth 27.5% të totalit, të ndjekur nga arsyet e shkollimit apo rreth 20%, ndërsa arsyet e tjera zinin rreth 24%.

Për sa i përket lejeve të dhëna për shqiptarët, në vitin 2018 rreth 34 mijë leje qëndrimi janë dhënë për arsye familjare, ku njerëz që punojnë dhe jetojnë në BE, marrin dhe familjarët e tyre. Në vend të dytë renditet lejet e qëndrimi për arsye punësimi, ku Be-ja dha 9900 leje, rreth 76% më shumë se një vit më parë. Lejet e dhëna për arsye të tjera ishin në total 15597 leje qëndrimi, apo 245 e totalit. Ndërsa për arsye shkollimi në 2018-n u dhanë 2587 leje. Rreth 65% e lejeve në total ishin në Itali dhe në Greqi, ndërsa një peshë të konsiderueshme zinin dhe lejet e dhëna nga Gjermania, përbënin rreth 17% të totalit të lejeve./Monitor

Related Posts

Përndiqte një vajzë, nën hetim 43-vjeçari nga Gjirokastra
Kryesore

Përndiqte një vajzë, nën hetim 43-vjeçari nga Gjirokastra

17/04/2026
Protesta e opozitës/ PD Gjirokastër: Të shkojmë për të ngritur zërin tonë dhe për dinjitet!
Kryesore

Protesta e opozitës/ PD Gjirokastër: Të shkojmë për të ngritur zërin tonë dhe për dinjitet!

17/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër/ Procedohet penalisht 56-vjeçari për ndërtim pa leje

17/04/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër/ Procedohet penalisht 56-vjeçari për ndërtim pa leje

17/04/2026
Tepelenë/ Pajisje për kultivimin e lëndëve narkotike në një banesë të braktisur, shpallet në kërkim 49-vjeçari
Kryesore

Tepelenë/ Pajisje për kultivimin e lëndëve narkotike në një banesë të braktisur, shpallet në kërkim 49-vjeçari

17/04/2026
“Atë gishtin fute ku të duash!” Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën (VIDEO)
Kryesore

“Atë gishtin fute ku të duash!” Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën (VIDEO)

17/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përndiqte një vajzë, nën hetim 43-vjeçari nga Gjirokastra

Përndiqte një vajzë, nën hetim 43-vjeçari nga Gjirokastra

17/04/2026
Protesta e opozitës/ PD Gjirokastër: Të shkojmë për të ngritur zërin tonë dhe për dinjitet!

Protesta e opozitës/ PD Gjirokastër: Të shkojmë për të ngritur zërin tonë dhe për dinjitet!

17/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al