• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fonde për bujqësinë, sot nisin aplikimet për IPARD, Çuçi: I kemi kapacitetet për të përfituar fondet e BE-së

30/10/2019
Fonde për bujqësinë, sot nisin aplikimet për IPARD, Çuçi: I kemi kapacitetet për të përfituar fondet e BE-së

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, iu bën thirrje fermerëve dhe sipërmarrësve në fushën e agrobiznesit të aplikojnë për fondet e programit IPARD. Gjatë një takimi në Lezhë, në kuadër të fushatës informuese të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural për thirrjen e dytë të IPARD, ministri tha se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet dhe aftësistë që të jetë përfitues në një nivel të kënaqshëm e fondeve të Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë.

“Pavarësisht se në pamje të parë na duken të vështira, se na kërkohen dokumenta voluminoze, prapë po të bëhen me kujdes, unë jam i bindur se brenda thirrjes së dytë ne mund ta dyfishojmë numrin e kontratave të lidhura”, tha ministri Çuçi.

Në vijim të bashkëbisedimit me fermerët e Lezhës, Ministri i Bujqësisë u ndal edhe tek Skema Kombëtare, e cila tha ai, nuk mund të dublojë programin IPARD, prandaj është fokusuar në pikat më vulnerabël të sektorit bujqësor.

“Fokusi që ne kemi vënë sidomos në forcimin e hallkave kyçe të sektorit që lidhet kryesisht me gjetjen e tregut për shitjen e produkteve bujqësore dhe forcimin e agropërpunimit, mendoj se po japin frytet e veta. Jemi ende në fillime, por po të vazhdojmë të përqëndrohemi në këtë drejtim, besoj se shumë shpejt do të kemi një sektor me zhvillim të qëndrueshëm”, tha ministri Çuçi.

E pranishme në takim ishte edhe drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca. Ky ishte takimi i fundit informues nëpër qarqe, ndërkohë që sot nisin aplikimet për thirrjen e dytë të programit IPARD. Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 16 dhjetor 2019. IPARD II jep fonde për tre masa; Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore; Investimet në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore; Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit.

 

Related Posts

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë
Kryesore

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

28/08/2026
Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD
Kryesore

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

28/08/2026
Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin
Kryesore

Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin

28/08/2026
Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

28/08/2026
Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

28/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al