• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shpallet një tender tjetër për Syrin e Kaltër, ja çfarë synohet

01/11/2019
Anulohet “shitja” e Syrit të Kaltër/ Në ankand për 170 mijë lekë del një tjetër park natyror

Pas një tenderi për dhënie me qira të katër kabinave në zonën e mbrojtur të “Syrit të Kaltër” në Bashkinë e Finiqit, që i kushtoi shtrenjtë shoqërisë shtetërore “Albturist TO” sha, duket se ky objekt nuk i ka shpëtuar vëmendjes së qeverisë. Sot është shpërndarë njoftimi se Agjencia e Zonave të Mbrojtura ka shpallur tender për hartimin e një plani menaxhimi për gjithë zonën e “Syrit të Kaltër”, ku përfshihen plane për përmirësim të aspekteve fizike, sociale, ekonomike dhe ekologjike të zones.

Fondi limit për hartimin e planit është 5.8 milionë lekë dhe ofertat mund të dorëzohen deri me datën 12 nëntor 2019, ora 12. Sikurse është bërë e ditur, ditët e fundit shoqëria shtetërore menaxhuese e këtij monumenti të natyrës, “Albturist Tour Operator” sha, u shkri nga qeveria, pasi, jo vetëm që nuk kishte marrë masa për përmirësimin e kushteve të “Syrit të Kaltër”, por u përpoq që t’ia japë privatit me qira aktivitetin e disa kabinave që ndodhen atje.

Por ky objekt në fakt kontrollohet nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, që duhet të thotë fjalën e fundit për çdo ndryshim të statusit të tij. Monumenti i natyrës “Syri i Kaltër” është shpallur si i tillë në vitin 2002. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 180 ha duke përfshirë edhe sipërfaqen ujore të burimit. Kjo sipërfaqe përbëhet në pjesën më të madhe nga pyll i llojit mbrojtës dhe sipërfaqja ujore e burimit prej afërsisht 13.5 ha. Burimi i Syrit të Kaltër me një thellësi mbi 50 m, përbën një zonë mjaft tërheqëse për vizitorët dhe turistët. Ky burim është furnizuesi kryesor për lumin Bistricë.

Aktualisht në këtë monument natyre funksionon një pikë biletarie e cila nuk përmbush standardet e kërkuara. Duke qënë një nga pikat turistike më të vizituara është e nevojshme investimi për implementimin e një pike biletarie elektronike si dhe hartimi dhe miratimi i një rregulloreje të brendshme për funksionimin e pikave të biletarisë, në funksion të menaxhimit efektiv të zones, thuhet në dokumentet e tenderit. Ndërkohë, problem i rëndësishëm është edhe mungesa e infrastrukturës si dhe rruga plotësisht e amortizuar e cila të çon në Monumentin e Natyrës.

Nisur nga fluksi i lartë turistik dhe interesi i madh për këtë monument është i nevojshëm investimi për mirëmbajtjen e saj, vendosjen e postbllokut elektronik dhe sistemimin e parkimeve. Mungon infrastruktura në shërbim të turistëve përfshirë këtu tualete dhe kosha për mbetjet si më të rëndësishme. Dhe numri i vizitorëve nuk ka qenë i vogël: Për periudhën Janar–Dhjetor ai ka arritur 84.616 persona dhe në 28.905 numri i mjeteve, që paguajnë të gjithë biletë hyrjeje./ Shqiptarja.com

Related Posts

Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Blog

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
Kryesore

Të huajt “pushtojnë” bregdetin/ Apartamentet arrijnë 6 mijë euro/m², vilat deri në 3 milionë euro

19/04/2026
Rama: Shqipëria nuk është më vetëm e pranishme, por e respektuar nëpër botë
Kryesore

Rama: Shqipëria nuk është më vetëm e pranishme, por e respektuar nëpër botë

19/04/2026
Shpërndante kokainë në Patos, arrestohet 28-vjeçari nga Norvegjia
Kryesore

Shpërndante kokainë në Patos, arrestohet 28-vjeçari nga Norvegjia

19/04/2026
Sherr mes adoleshentëve në Gjirokastër, dy të ndaluar nga policia
Kryesore

Aksident në Gjirokastër, nën hetim i riu që përplasi këmbësorin

19/04/2026
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet
Kryesore

I gjejnë rroba kontrabandë në makinë, nën hetim i riu nga Gjirokastra

19/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dominim absolut, Bayern fiton titullin në Bundesligë

Dominim absolut, Bayern fiton titullin në Bundesligë

19/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al