• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Shqipëria nuk është më vetëm e pranishme, por e respektuar nëpër botë

19/04/2026
Rama: Shqipëria nuk është më vetëm e pranishme, por e respektuar nëpër botë

Në episodin e podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka folur edhe lidhur me vizitat e tij zyrtare në Romë dhe Barcelonë.

Rama vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë aktuale italiane, ku tha se marrëdhënia mes dy vendeve thelluar përmes projekteve të bashkëpunimit strategjik.

Ndër të tjera, foli edhe për pjesëmarrjen në samitin në Barcelonë me ftesë të kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, ku u shpreh se Shqipëria nuk është më thjesht e pranishme, por është e besuar, e respektuar dhe është e vlerësuar si një nga aktorët në tryezë.

“Këtë javë pata një udhëtim me dy ndalesa, në Romë dhe në Barcelonë. Në Romë, ku u takova me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ishte një moment për të bërë një bilanc të ecurisë së projekteve të përbashkëta dhe, nga ana tjetër, për të konfirmuar përmes kësaj ecurie fazën e re të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, sepse Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë.

Të gjitha qeveritë italiane, pa dallim, kanë qenë të gatshme dhe gjithmonë të vëmendshme për ta mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë. Por, me qeverinë aktuale të Republikës së Italisë, gjërat kanë shkuar në një nivel tjetër. Bashkëpunimi nuk është thjesht një bashkëpunim i cili bazohet te angazhimi reciprok. Në këtë rast, sigurisht, pjesa më e rëndësishme është ajo e qeverisë italiane për të punuar së bashku, për të qenë vazhdimisht në një rrugë të përbashkët, por mbështetet edhe në një sërë projektesh konkrete.

Pra, edhe firmosja e marrëveshjes strategjike mes dy qeverive në takimin e mëparshëm në Romë është, në të vërtetë, pasqyra më kuptimplotë e faktit se marrëdhënia, e cila gjithmonë ka qenë e karakterizuar si strategjike, ka marrë një ngjyrë të re përmes projekteve të bashkëpunimit strategjik. Një bashkëpunim i strukturuar, një bashkëpunim i cili lidhet qoftë me zhvillimin, qoftë me sigurinë.

Pas Romës pata një vizitë në Barcelonë, ku, me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, mora pjesë në tryezën e përbashkët të samitit të quajtur “Në mbrojtje të Demokracisë” dhe, përpara këtij samiti, së bashku me delegacionin, u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë e Katalonjës, ku u pa qartë një nivel krejt i ri i respektit dhe interesimit për Shqipërinë edhe nga biznesi i atij vendi. Një vend, emri i të cilit, jo shumë vite më parë në Spanjë, si Shqipëria, lidhej me paragjykime, sot është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të qytetarëve spanjollë, posaçërisht të rinisë spanjolle, si destinacion turistik, ndërkohë që marrëdhëniet shtetërore nuk kanë qenë asnjëherë më mirë sesa sot. Pjesëmarrja në samitin “Në mbrojtje të Demokracisë” dhe pritja nga Kryeministri Pedro Sanchez ishin edhe ato pjesë e sa thashë pak më lart, në aspektin që Shqipëria nuk është më thjesht e pranishme, por është e besuar, është e respektuar dhe është e vlerësuar si një nga aktorët në tryezë. Dhe, për ta mbyllur me këtë shënim, këto ndalesa nxjerrin në pah qartë edhe njëherë se si partnerët tanë seriozë dhe të konfirmuar ndërkombëtarisht, për angazhimet tona, për vullnetin tonë e, mbi të gjitha, falë ecurisë dhe transformimit tonë për të cilin flasin të gjithë, na kanë sjellë në një pikë ku kemi vetëm një dhe vetëm një rrugë: të ecim me shpejtësi vetëm përpara”, tha Rama.

Related Posts

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi
Kryesore

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm, zgjatja e paraburgimit e paligjshme

10/11/2026
Një tjetër festë zyrtare i shtohet Shqipërisë
Kryesore

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

10/11/2026
Dalin emrat, 3 jetë të humbura nga aksidenti i parë për vitin 2023 (VIDEO)
Kryesore

Aksidenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën 64-vjeçari nga Dropulli, arrestohet shoferi nga Nepravishta

10/11/2026
Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al