• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Ky do të jetë muaji juaj, mos u shqetësoni!’, Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit për muajin nëntor (VIDEO)

01/11/2019
‘Ky do të jetë muaji juaj, mos u shqetësoni!’, Meri Shehu bën parashikimin e horoskopit për muajin nëntor (VIDEO)

Është data 1 Nëntor dhe ashtu si çdo fillim muaji, emisioni “Rudina” ndalet tek parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi.

Si pritet të jetë parashikimi i yjeve për shenjat për muajin Nëntor? Çfarë pritet të ndodh këtë muaj? Si është i vendosur pozicioni i planeteve, cilat janë shenjat më shumë të favorizuara. Po ato më pak? Për të folur për parashikimin e yjeve ka qenë e ftuar astrologia Meri Shehu.

“Fillon që sot një muaj shumë i rëndësishëm, në planetin ekonomik dhe erotik, Afërdita futet në planetin e Shigjetarit. Kjo i jep një optimizëm, i jep një hov. Përveç faktit, që Afërdita na jep këtë optimizëm, mërkuri, planeti i komunikimit, që është në akrep kthehet i kundërt dhe do rrijë i kundërt deri në datën 18”, shpjegon në mënyrë të përgjithshme Meri Shehu për këtë muaj.

Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek më e favorizuara:

12. Demi – Demët do jenë në një frymë antagoniste. Për këtë arsye, do ndiheni pak më të lodhur, krahasuar me muajt e kaluar. Në dashuri duhet të keni kujdes me marrëdhëniet që kanë pasur, sepse mund të keni krisje dhe keqkuptime. Por mund t’ju jepet dhe shansi për t’i rregulluar dhe marrëdhëniet, por nuk duhet të nisni një marrëdhënie të re, të paktën deri në datën 18 Nëntor. Tek paratë do jeni me fat gjatë këtij muaji.

11. Shigjetari – Nuk jeni në pozicion delikat sepse fundi i muajit do buzëqeshi për ju. Do keni shanse të mira erotike, ekonomike dhe bashkëpunime të mëdha. Keni probleme me veten, probleme psikologjike dhe çështje ligjore që mund të komplikohen. Për sa i përket shëndetit do përballeni me disa probleme kronike dhe psikologjike, por në dashuri do e keni zemrën plot.

10. Bricjapi – Duket sikur jeni në pozicion të vështirë, por do rregulloni marrëdhëniet me miqtë duke sjellë një hov më të madh dhe gëzim në jetën tuaj. Problem paraqesin lidhjet e jashtëligjshme, në lidhje me punën dhe fushën personale duke krijuar probleme. Për sa i përket shëndetit, gjithçka do shkojë shumë mirë. Dashuria do jetë pasionante dhe do shijoni një muaj shumë të këndshëm.

9. Binjakët – Do përfitoni para nga partneritetet dhe marrëveshjet shumë të mira. Duhet të keni kujdes me debatet dhe keqkuptimet në punë. Për ata që janë beqarë, dashuria shkon drejt lidhjeve serioze, fejesa dhe martesa. Shëndeti do jetë shumë i mirë.

8. Dashi – Nuk paraqiten probleme me shëndetin. Ky do jetë muaji, ku ju do rregulloni problemet tuaja ekonomike. Në dashuri do jeni flirtues dhe do keni të gjitha shanset për të qenë optimistë.

7. Gaforrja – Do keni një muaj pasionant, por do keni dhe keqkuptime dhe probleme me persona nga lidhjet tuaja të mëparshme. Do shpërbleheni mirë për punën tuaj dhe madje mund të kërkoni dhe rritje rroge. Për ata që nuk kanë punë, kjo është periudha ku duhet të intesifikoni përpjekjet dhe kërkimet tuaja.

6. Luani – Ky muaj fillon mjaft i fuqishëm për ju, në jetën personale. Do keni avantazhe për të udhëtuar, për të bërë njohje të reja dhe për të bërë gjërat që doni. Në fushën e karrierës do të keni një lajm të mirë në mes të muajit. Nuk do keni probleme shëndetësore.

5. Ujori – Do keni kundërshtime të forta dhe këto nuk do iu lenë të stabilizoheni ashtu siç doni. Por do arrini një pozicion të mirë, në mes të muajit dhe do të keni edhe ngritje në karrierë. Në dashuri jeni në një fazë të mirë sepse një person që e keni njohur në një rreth miqësor, mund të bëhet pjesë e jetës tuaj personale.

4. Peshorja – Jeni në një pozicion të mirë dhe do keni arritje, fitime, por do keni disa probleme të vogla, në dy javët e para të Nëntorit. Shmangni iniciativat, marrjen e kredive për më vonë.

3. Akrepi – Ky është muaji juaj, por nuk do mungojë dhe konfuziteti. Do kenë disa keqkuptime në lidhje me marrëdhëniet. Shëndeti paraqitet shumë i mirë dhe duhet të kufizoni investimet.

2. Virgjëresha – Kjo është periudha e qetësisë për ju. Nuk do mungojnë xhelozitë e vogla, por mos u shqetësoni. Do keni udhëtime, lajme të mira, kontakte me jashtë. Do stabilizoni marrëdhëniet familjare. Shëndeti do përmirësohet dhe jeni në një periudhë rikuperimi.

1. Peshqit – Do jetë një muaj shumë i mirë. Ekonomia do rritet si rrjedhojë e ndihmës nga jashtë, kreditimet e ndryshme, por edhe investime të ndryshme. Do rikuperoni boshllëqet ekonomike. Dashuria vjen nga larg dhe njohjet më të mira do ju vijnë nga dikush, që është jashtë dhe marrëdhëniet mund të bëhen serioze, duke shkuar drejt fejesës dhe martesës./tvklan.al

Related Posts

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Inter “i çmendur” në Serie A, përmbysje e madhe ndaj Udineses

Inter “i çmendur” në Serie A, përmbysje e madhe ndaj Udineses

15/09/2026
Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin

Pezullohet efektivi i “Shqiponjave” që goditi me grusht në bark protestuesin

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al