• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hapet tenderi për Aeroportin e Vlorës/ Pas turqve, gati ta marrin italianët

04/11/2019
Hapet tenderi për Aeroportin e Vlorës/ Pas turqve, gati ta marrin italianët

Ashtu sikurse u premtua edhe gjatë takimit Rama-Conte 4 ditë më parë, duket se qeveria ka vendosur të hap tenderin për të dhënë me koncesion ndërtimin dhe operimin e aeroportit të Vlorës.

Mësohet se tenderi do të hapet brenda 10 ditësh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe sikurse kryeministri Rama paralajmëroi të interesuara për këtë projekt janë pikërisht kompani italiane.

Mësohet se ndërtimi i kësaj vepre nuk do të bëhet me paratë e buxhetit të shtetit, por do të jetë shoqëria e cila do të dalë fituese që do të kryejë investimin dhe do të marrë për 35 vjet operimin e aeroportit. Në këtë mënyrë, shfaqa e interesit nga dy kompani italiane, ka shtyrë Ministrinë që të përgatisë dokumentacionin për të hapur garën.

Aeroporti parashikohet të ndërtohet në Akërni, një zonë me distancë 10 minuta larg rrugës kombëtare Fier- Vlorë, ndërsa në bazë të një studimi fizibiliteti, parashikohet që përmes tij të udhëtojnë 600 mijë pasagjerë në vit.

Bëhet me dije se, të ardhurat e kompanisë për investimin që do kryej, do të sigurohen më vonë nga tarifat që do të merren nga linjat e fluturimit, kjo për faktin se aeroporti do të qëndroje në pronësi të firmës për 35 vite, dhe më pas do të transferohet në pronësi të shtetit shqiptar. Megjithatë, shoqëria që do të kryeje investimin pritet të negociojë me qeverinë për të garantuar financiarisht një kufi minimal të pasagjerëve që do të udhëtojnë përmes kësaj piste.

Kujtojmë se në shkurt të 2018-s, Kuvendi autorizoi qeverinë që të nënshkruante një marrëveshje me një bashkim operatorësh nga Turqia, Cengiz; Kalyon dhe Kolin Construction, të cilët në fund u tërhoqën nga oferta. Projekti i kësaj kompanie për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të arrinte vlerën prej 98 milionë eurosh, duke ia kaluar edhe faturës me të cilën u ndërtua Rinasi.

Related Posts

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë
Kryesore

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

28/08/2026
Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD
Kryesore

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

28/08/2026
Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin
Kryesore

Mediat greke zbulojnë detajet/ Esmaja u vra nga burri një ditë para se të kërkonte divorcin

28/08/2026
Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

E rëndë në Florida, tre fëmijë shqiptarë digjen brenda në banesë

28/08/2026
Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

Berisha: PS ka rënë në 29%, ndaj jo më letargji në radhët e PD

28/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al