• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbulohet kujt ia ka marrë me qira vilën luksoze Lulzim Basha

05/11/2019
Zbulohet kujt ia ka marrë me qira vilën luksoze Lulzim Basha

Lulzim Basha është kthyer në qendër të vemendjes mediatike pas zhvendosjes në kompleksin e vilave “Long Hill” në periferi të Tiranës. Kryetari i PD nuk jeton më në apartamentin e tij në katin e 12-të të kullave afër stadiumit “Arena Kombëtare”, pasi sipas një njoftimi nga selia blu, shtëpia e Bashës është dëmtuar nga tërmeti, gjë që është mohuar nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet shtetërore.

Kompleksi super luksoz, ku po jeton aktulisht Lulzim Basha, është ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, që është akuzuar vazhdimisht nga PD-ja si oligark pranë Ramës.

Basha, me qira në vilën e ish-drejtoreshës së tij

Gazeta SHQIP ka investiguar më tej rreth këtij rasti dhe ka mësuar se vila lukzose ku po jeton Lulzim Basha është në pronësi të Migena Vrapit.

Migena Vrapi ka punuar si drejtoreshë në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur ishte kryebashkiak Lulzim Basha.

Vilat “Long Hill” janë në një prej zonave më të lakmuara në Tiranë, ku jetojnë diplomatët, të pasurit dhe bankierët. Një shtëpi në këtë zonë kushton të paktën 410 mijë euro, ndërsa qiraja mujore mbi 2 mijë euro. Nuk dime nëse kryedemokrati paguan qira, apo është favorizuar nga ish-drejtoresha e tij, në këto kohë që ka mbetur pa shtëpi.

Bie kauza e luftës ndaj oligarkëve?

Në mënyrë të paprecedentë, Lulzim Basha prej vitesh ka nisur një luftë të ashpër ndaj biznesmenëve, të cilët i quan oligarkë të lidhur me Ramën dhe që i shërbejnë atij. Basha dhe PD kanë denoncuar me emra në Kuvend, disa prej tyre. Njëri nga biznesmenët e denoncuar është edhe Agron Papuli, ‘oligarku’ që ndërtoi kompleksin ku Lulzim Basha është zhvendosur për të jetuar. Papuli, u vu në shënjestër të akuzave nga Partia Demokratike dhe është akuzuar direkt nga Flamur Noka se mori 1.6 milionë euro për tënderin e dhënies me qira të makinave për policinë e Shtetit. Sipas PD, në vetëm dy vite Papuli kishte marrë 4.3 milionë euro nga OSHEE.

Por Lulzim Basha, që kërcënonte me burg dhe konfiskim pasurish “oligarkët”, sot fle në banesat e tyre. A është tërhequr kryedemokrati nga kauza kryesore e tij gjithë këto vite? “Ne nuk jemi të varfër, ne vidhemi nga oligarkët”, artikulonte vazhdimisht ai, poshtë zyrës së Ramës, gjatë protestave të verës./ Gazeta Shqip

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barazim në kohën e rregullt, Dinamo beson në kualifikimin në Conference League – Balkanweb.com – News24

Shuhet ëndrra e kualifikimit në Conference League, Dinamo mposhtet nga Pafos (VIDEO)

27/08/2026
VIDEO/ Egnatia bie në Norvegji, por kualifikimi në Conference League mbetet historik – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Egnatia bie në Norvegji, por kualifikimi në Conference League mbetet historik – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al