• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reshje dhe stuhi në të gjithë vendin, ja zonat që rrezikojnë përmbytje

07/11/2019
Reshje dhe stuhi në të gjithë vendin, ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Në këto momente vijojnë reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit dhe do të vijojnë edhe përgjatë ditës me intensitet të lartë.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur dhe pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve rekomandohet të merren masa paraprake dhe paralajmërim në zonat që kanë probleme në rastet e reshjeve shumë intensive.

Për shkak të intensitetit të reshjeve probleme mund të shfaqen me bllokimin e akseve rrugore si pasojë e ujit dhe dherave në rrugë.

Sipas IGJEUM, në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të rriten prurjet dhe nivelet në pjesët e larta malore dhe ato fushore, zona e Nënshkodrës. Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Nivelet më të larta në lumin Buna do të jenë në fundjavë. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve dhe rrezikut kryesisht në degët e lumenjeve kryesorë përgjatë ditës së nesërme.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 19 °C
në vendet e ulëta: 16 / 17 °C
në vendet malore: 11 / 14 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdet. Nesër mbasdite ajo dobësohet gradualisht.

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barazim në kohën e rregullt, Dinamo beson në kualifikimin në Conference League – Balkanweb.com – News24

Shuhet ëndrra e kualifikimit në Conference League, Dinamo mposhtet nga Pafos (VIDEO)

27/08/2026
VIDEO/ Egnatia bie në Norvegji, por kualifikimi në Conference League mbetet historik – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Egnatia bie në Norvegji, por kualifikimi në Conference League mbetet historik – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al