• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raporti 2019/ Të rinjtë shqiptarë në skamje, papunësi dhe largim jashtë shtetit

07/11/2019
Shqipëria po zbrazet, 622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit

Vendi ynë vazhdon të mbetet ndër vendet e para në Europë për papunësinë e të rinjve, largimin e trurit, vrasjen e vajzave dhe varfërinë studentore, thuhet në raportin e 2-të Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2019” hartuar nga CRCA/ECPAT, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri me mbështetjen e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri.

Gjetjet e raportit tregojnë me shifra se të rinjtë shqiptarë në masën 73 përqind e shohin problemin e punësimit si më shqetësuesin për ta. Arsimi është një tjetër problem pasi 35 përqind e tyre nuk janë të kënaqur me arsimin në Shqipëri dhe kërkojnë të ikin për studime jashtë vendit. Niveli ekonomik i familjeve është po ashtu shqetësim dhe kjo bën që 79 përqind e tyre të shprehin dëshirën për të ikur nga vendi. Organizatat që hartuan raportin kanë për pushtetin qendror dhe atë lokal disa rekomandime për ndryshimin e situatës.

Gjetjet e raportit:

Sipas Anketës Kombëtare “Rinia në Shqipëri 2019”, 73% e të rinjve të intervistuar e kanë adresuar papunësinë si problemin e tyre më shqetësues.

“Ikja e trurit të të rinjve” e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë për dëshirën e të rinjve për të ikur dhe studiuar jashtë vendit. 35% e studentëve me një diplomë Bachelor dhe rreth 30% të studentëve në përgjithësi synojnë të studiojnë jashtë vendit, ndërsa niveli i gjendjes ekonomike të studentëve shqiptarë është sërish në përmasa alarmante, krahasuar me vendet e tjera. Largimi i të rinjve nga vendi kap shifra deri në 79% sipas Gallup, duke e vendosur Shqipërinë në krye të listës së vendeve nga ku largohen të rinjtë.

Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për vrasjet e vajzave dhe grave, ku situata e dhunës me bazë gjinore është më alarmante. Të dhënat e organizatave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare tregojnë se 88.8% e grave dhe vajzave në Shqipëri janë të dhunuara nga të gjitha format e dhunës dhe 65% e tyre e kanë përjetuar dhunën në familje ose nga partneri. Nëse do t’i referohemi dy viteve të fundit numri i vajzave (grupmosha 15-29 vjeç) të vrara nga partnerët e tyre shkon në 7 vajza. Sidoqoftë, vlen për tu theksuar fakti pozitiv, se ka një rritje të ndjeshme të numrit të vajzave që janë ndërgjegjësuar dhe kanë marrë guximin të denoncojnë dhunën ndaj tyre pranë Policisë së Shtetit, dhe kjo shifër arrin në rreth 8000 raste që kanë marrë urdhër-mbrojtjeje në vit, duke u rritur me mbi 200 raste të reja, vajza që arrijnë të denoncojnë dhunën nga viti 2018 në vitin 2019.

Kushtet social-ekonomike në të cilat jetojnë të rinjtë në Shqipëri, kanë sjellë rritje të kriminalitetit rinor. Të dhënat e vitit 2018 tregojnë se 38% e dënimeve penale të formës së prerë janë dhënë ndaj të rinjve, situatë kjo që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Varfëria dhe papunësia tek të rinjtë shërbejnë si një terren që gjeneron ndër të tjera edhe ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin. Raporti i Komisionit Europian i vitit 2018 thekson se nga 144 shtetas shqiptarë që shkuan në Siri dhe Irak për luftuar në konfliktet e armatosura. 73 vetë (përfshirë 18 luftëtarë dhe 55 anëtarë të familjeve), mes tyre fëmijë, të rinj e të reja që gjenden ende në zonat e luftës. Ndërsa Raporti më i fundit i vitit 2019, sheh shqetësues rritjen në Shqipëri të radikalizmit fetar online.

Në nivel kombëtar, 62% e të rinjve nuk kanë besim te partitë politike shqiptare, ndërsa rreth 57% e tyre vlerësojnë me zero pikë punën e pushtetit vendor dhe sektorëve të rinisë. Rritja e mosbesimit ndaj politikës dhe konfliktualitetit që ushtroi ngërçi parlamentar e politik, krijuan terrenin e mos-ushtrimit të së drejtës së votës për të rinjtë. Në zgjedhjet e fundit vendore mbi 50% e të rinjve nuk kishin dëshirë të votonin.

Raporti kërkon të informojë në mënyrë të posaçme politikë-bërësit, institucionet shtetërore dhe vetë të rinjtë mbi situatën e rinisë në Shqipëri, problemet e identifikuara si dhe të rekomandojë zgjidhje për institucionet përkatëse.

Related Posts

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet
Kryesore

Gazetari: Ka 1000 arsye që në Shqipëri të ndodhë si në Hungari, por ne plotësojmë vetëm 1 nga 3 kushtet

13/04/2026
“Jam e lidhur jashtë”/ Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe të dashurit: I kërkoj falje…
Kryesore

“Jam e lidhur jashtë”/ Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe të dashurit: I kërkoj falje…

13/04/2026
Rama: Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake
Kryesore

Rama: Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake

13/04/2026
Goditen 3 Call Center në Tiranë/ Arrestohen disa persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash
Kryesore

Goditen 3 Call Center në Tiranë/ Arrestohen disa persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash

13/04/2026
Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët
Kryesore

Rama: Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët

13/04/2026
PD feston 34-vjetorin e krijimit, Berisha: Fatin që na e përgatiti Rama do ta pësojë vetë
Kryesore

Berisha: Jemi në kilometrin e fundit, mijëra qytetarë duan të bashkohen me ne

13/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përplasje e ashpër në “Fan Club”, Edisa-Brikenës: Kam marrë informacione ekstra

Përplasje e ashpër në “Fan Club”, Edisa-Brikenës: Kam marrë informacione ekstra

15/04/2026
Gerta Gixhari për Selin: Ka luajtur me informacione nga jashtë

Gerta Gixhari për Selin: Ka luajtur me informacione nga jashtë

14/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al