• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha zbret në jug: Do krijojmë projekte ekonomike që të rinjtë të mos largohen

07/11/2019
Basha zbret në jug: Do krijojmë projekte ekonomike që të rinjtë të mos largohen

Në ditën e katërt të takimit të tij me të rinjtë, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, pas Elbasanit, Korçës dhe Shkodrës kreu i PD-së është ndalur sot në qytetin bregdetar të Vlorës.

Në një bashkëbisedim me të rinjtë atje, gjatë fjalës së tij Lulzim Basha u shpreh se Vlora, si një qytet me bukuri të rrallë dhe me shumë mundësi për zhvillimin e turizmit, i ka të gjitha mundësitë për të krijuar vende pune për të rinjtë.

Basha u zotua se me anë të projekteve ekonomike, do bëhet e mundur që të rinjtë të punësohen me paga dinjitoze dhe të mos e braktisin qytetin apo vendin e tyre.

”Të shihemi sy më sy dhe të flasim për gjithë ato probleme që ju shqetësojnë, por edhe për shpresat që ky rrugëtim të çojë në ndryshimin që kërkon shumica e shqiptarëve. Rinia duhet të marrë fatin e vendit në dorë. Ka ardhur koha të mos bëjmë kompromis në kurriz të rinisë. Emigracioni nuk është zgjidhja. Asnjë vend i huaj nuk na bëhet si shtëpia jonë. Çfarëdo që të bësh në vend të huaj, nuk ndihesh njësoj si në vendin tënd. Arritja të shijon më shumë në shtëpinë tënde. Sot jemi në një Vlorë dhe në një Shqipëri që ofron vetëm papunësi, paga të ulëta, boshllëk në ekonomi. Jetojmë në një vend ku arsimi i lartë është në krizë të rëndë. Rinia po vuan pasojat e një braktisjeje totale nga qeveria. Vullnet politik për të ndihmuar rininë nuk ka. Prandaj për fat të keq rinia është grupi më i madh që po i drejtohet emigracionit. Plot 38 mijë të rinj të larguar vitin e kaluar. Sepse këtë rrugë i lë qeveria, rrugën e emigrimit. Po s’ka pse të jetë kështu. Shikoni Vlorën, këtë bukuri të rrallë ku ka plot mundësi punësimi. Zotimi im kryesor për ju sot është: Ne do krijojmë vende pune nëpërmjet projekteve ekonomike, vende pune me paga dinjitoze, projekte që do bëjnë të mundur, sigurisht me dëshirën tuaj të lirë, që të mos largoheni nga Vlora apo nga Shqipëria. Ta ndërtoni këtu të ardhmen tuaj”, u shpreh Basha.

Në fund të fjalës hapëse, Basha u shpreh i lumtur edhe për shpëtimin e Alvin Berishës nga kampi sirian.

“Dua të shpreh kënaqësinë time edhe si prind për lajmin e Alvinit. Ka qënë një dramë e madhe. Rrugë të mbarë Alvinit në rrugën drejt gjirit të familjes. Tragjedia nuk mbaruar., janë shumë fëmojë të tjerë që duhet të nxirren nga Siria”.

Kreu i Partisë Demokratike, për sa i përket arsimit, shtoi se çdo student që vjen nga një familje me të ardhura mujore më pak se 640 mijë lekë te vjetra, do të përfitojë rimbursim 100% të tarifës së studimit.

“Edhe Kosova ka një fond më të madh për kërkimin shkencor dhe kjo ndikon në cilësinë e arsimit. Ne kemi një plan për të mbështetur universitetet në bazë të tërheqjes së studentëve. Në qendër të projektit tonë për universitetin e Vlorës, është që asnjë i ri vlonjat të mos mbetet pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike. Po mbyllen universitete sepse qeveria paratë që mund të shkonin tek ato, shkojnë për një grusht oligarkësh me tendera e konçensione”, përfundoi Basha.

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Egnatia bie në Norvegji, por kualifikimi në Conference League mbetet historik – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Egnatia bie në Norvegji, por kualifikimi në Conference League mbetet historik – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
VIDEO/ Barazim në kohën e rregullt, Dinamo beson në kualifikimin në Conference League – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Barazim në kohën e rregullt, Dinamo beson në kualifikimin në Conference League

27/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al