Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja që mbeti i plagosur në atentatin ndaj këtij të fundit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Mësohet se i riu nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra gjatë atentatit tek mbikalimi i Shkozetit. Të plagosur kanë mbetur Landi Muharremi, i njohur ndryshe si Rrumi, si dhe prokurori Arjan Ndoja.