• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë fshihet pas protestës së sotme në Sarandë

10/11/2019
Çfarë fshihet pas protestës së sotme në Sarandë

Protesta e sotme në Sarandë, aty ku kanë nisur punimet për zgjerimin e shëtitores, ndonëse ishte e vogël për nga pjesëmarrja, dhe kjo është e kuptueshme për një qytet që ‘fle’ gjatë dimrit, tregon në fakt diçka tjetër; mënyrën e mbrapshtë se si bëhen punët publike në Shqipëri. Është e kotë të kërkojmë organizatorë imagjinarë apo të zbulojmë nëse aty i kanë futur hundët njerëz të PD-së apo LSI-së. Kjo s’ka fare rëndësi.

Problemi është gjetkë. Për një investim të tillë madhor, Bashkia Sarandë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nuk kanë organizuar asnjë dëgjesë publike, ku së paku të prezantojnë projektin dhe vlerën e shtuar që ai ka për qytetin bregdetar. Kaq gjë është minimalja që duhet kërkuar prej Bashkisë dhe FSHZH-së si financues i investimit milionësh. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur. Projekti i shëtitores parashikon prishje objektesh, zgjerim dhe konfigurim të ri të hapësirës anës detit.

Por mesa duket firma “Fusha” e ka nisur me prishjen e plazhit të Çentralit si fillim, gjë që ka ngjallur një lloj reagimi tek disa qytetarë të Sarandës, të cilët qoftë dhe për arsye nostalgjie me atë hapësire të vjetër të Sarandës dolën sot në protestë. Ata nuk janë shprehur kundër projektit, por ndihen të nëpërkëmbur, të papërfillur nga Bashkia dhe qeveria. Kanë mjaftuar vetëm disa thirrje në rrjetet sociale që ata të tubohen para plazhit duke moslejuar mjetet e firmës të vijojnë punën.

Kryebashkiaku Adi Gurma ka thënë se kjo është një furtunë mediatike dhe se sipas tij inertet e hedhura në plazh janë për shkak punimesh dhe se plazhi do të rikthet siç ka qenë më parë. Por nga ana tjetër Gurma pranon në heshtje se për projektin në fjalë nuk është bërë asnjë dëgjesë publike me qytetarët, duke nisur direkt me zbatimin e tij.

Protestuesit kanë thënë se do të bashkohen sërish në protestë deri në momentin që do të ketë më shumë transparencë nga Bashkia. Lajmin për lungomaren e Sarandës e pati dhënë kryeministri Edi Rama në fillim të muajit gusht. “Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike” shkruante kryeministri teksa prezantonte dhe imazhe nga projekti.

©argjiroja.net 

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

James Van Der Beek për diagnozën e tij me kancer: Ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë

19/12/2025
Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

Ledion Liço zbulon detaje nga BBV5: Do të ndodhin për herë të parë…

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al