Nga Roland Bejko
Situatat politike dhe gjeo-politike që po kalojmë tani më ngjajnë identike me vitet 80-90 të shekullit të kaluar. Madie më keq se atëherë.
Edi Rama me qëndrimet e tij antikosovare dhe antishqiptare, po na paraqitet shumë larg ish udhëheqësit të fundit komunist Ramiz Alia në shumë aspekte, por veçanërisht në qasjet ndaj raportit të Shqipërisë me Perëndimin, apo në qasjen e raporteve të Kosovës tashmë shtet i pavarur, me Serbinë.
Të paktën Ramiz Alia në ditët e fundit të diktaturës komuniste për demagogji, apo si një “mea kulpa” për tradhëtinë 50 vjeçare që i kishin bërë çështjes së Kosovës që pas luftës së Dytë Botërore, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju York në vitin 1990 kur sapo kishte rënë Muri i Berlinit, denoncoi ashpër genocidin e regjimit Jugosllav ndaj popullit martir të Kosovës dhe kërkoi që shqiptarët e Kosovës të kishin të njëjtat të drejta si kroatët, serbët, sllovenët, e maqedonasit.
(R. Alia është akuzuar si i implikuar në masakrën e Tivarit ku komunistët serbë vranë mijra kosovarë)
Ramiz Alia e pranoi rënien e Murit të Berlinit si një e mirë shpresëdhënëse për të ardhmen e “paqes së popujve” ndërsa Edi Rama, një pinjoll i ish bllokut komunist, sot pas 30 vjetësh është më zi se Ramizi.
Rama flet e vepron pa ju dridhur qerpiku hapur kundër interesave të popullit kosovar e atij shqiptar në rajonin e Ballkanit duke i izoluar ata në emër të “hapjes” me muret e presionit për të rënë dagord me skenarin serb të ndarrjes apo shkëmbimit të territorit me Serbinë si kusht për tu pranuar në rajon dhe më gjerë. Dhe sipas tij, më pas Serbët do të njohin pavarësinë e saj.
Kapje më flagrante se kjo e kryeministrit Shqiptar prej Serbëve që ende nuk kanë kërkuar as ndjesë publike për krimet e luftës që kanë bërë mbi popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë, nuk ka njohur dhe nuk do të njohë historia moderne.
E kuptoj që axhenda politike e opozitës ka ndryshuar në varësi të rrethanave të reja që janë shfaqur pas 9 detyrave të Bundestagut, por për fat të keq një monstër narcist-anormal- bipolar si ky, të vetmin veprim politik që kupton, është REVOLTA!
Nuk e imagjinoni dot sa e bardhë do të jetë për shqiptarët anembanë dita kur Edi Rama do largohet nga pushteti. Do kthehet shpresa, buzëqeshja dhe entuziazmi i munguar.
Keni për ta parë.