Forcat e ushtrisë kanë nxjerrë presidentin Ilir Meta nga Thumana, ku ai shkoi të vizitonte banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm. Ushtarët kanë larguar Metën pasi dyshohet se kjo zonë do të tronditet sërish nga tërmete të fuqishëm.
Presidenti Ilir Meta vizitoi të dëmtuarit nga tërmeti i fuqishëm në spitalin e Traumës. Ai shkoi më pas në Thumanë që rezulton të jetë zona me më shumë viktima nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqiërinë.
Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.
Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani bilanci total i viktmave është raportuar pesë.