• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama mbledh qeverinë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

27/11/2019
Rama mbledh qeverinë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Një fatkeqësi e përmasave të jashtëzakonshme. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama goditjen e vendit nga tërmetet teksa ka falenderuar njerëzit me uniformë për kërkim-shpëtimin në Durrës e Thumanë.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij më një falendërim për partnerët ndërkombëtarë të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në ndihmë të personave që janë prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Ai tha se sot qeveria do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, referuar përcaktimeve ligjore. Sipas Ramës, kjo gjendje do të kufizohet në dy rajonet e prekura nga tërmeti vdekjeprurës.

Referuar ditës së zisë, kryeministri tha se qeveria do të donte të shpallte më shumë sesa një ditë, por festat e nëntorit, axhendat dhe respekti për të rënët për atdheun nuk mund të sfumohen pavarësisht dëshirës së mirë pvr të respektuar viktimat e tërmetit.

“Do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar në Kushtetutë. Ashtu si Kushtetuta dhe legjislacioni shtjellojnë, duke nisur nga natyra dhe perimetri i situatës do të jetë gjendje e jashtëzakonshme për dy rajonet e prekura në mënyrë të drejtpërdrejtë, Tiranën dhe Durrësin.

Por për atë që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash, por e një sërë masave. E thash dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare se kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që tu nënshtrohen këtyre masave.

Gjendja e jashtëzakonshme, për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, tha Rama.

***

“Në fund të një 24 orëshi që ka qenë një ndër momentet më të errëta të jetës sonë mund të thuhet me plot gojën se nga të gjithë njerëzit nën uniformë të shtetit shqiptar është bërë një punë heroike. Dua të shpreh mirënjohjen respektin dhe falenderimin e të gjithë trupave të angazhuara në vijnë e parë të frontit duke u përballur me një fatkeqësi të jashtëzakonshme. Kanë rrezikuar jetën e tyre duke shpëtuar jetë të mbetura pezull.  Duhet të shpreh mirënjohje të pakufijshme për reagimet vërtetë thellësisht ngushëlluese të ambasadave të BE dhe SHBA që në çastet e para janë vënë në lëvizje për të na shprehur gatishmërinë e tyre.

Për presidentin e Kosovës, kryeministrin e Italisë i cili ndër miqtë dhe partnerët e këtij vendi ka qenë ai që ka çelur serinë e komunikimeve të drejtpërdrejta duke u predispozuar për t’i ardhur në ndihmë njerëzve. Kryeministri i Greqisë i cili përveç të tjerave ka sjellë menjëherë duke devijuar programin, ministrin e Jashtëm me një delegacion të gjerë në Tiranë, presidentin e Francës i cili pasi kemi komunikuar disa herë edhe pse është përballur me një fatkeqësi të madhe për Francën, ka vënë në lëvizje ministrin e Brendshme të Francës, presidentin e Turqisë që ka komunikuar në fillim gjatë dhe pastaj edhe në mesnatën e ditës së djehme duke konfimuar vijimësisht gatishmërinë për të bërë gjithçka që është e nevosjhme në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti, kabinetin e kancelares, presidentin e Serbisë që ka dërguar një mision special, kryeministrin e Kroacisë dhe dua të shtoj një shprehje të posaçme nga CDU të cilët jo vetëm kanë dërguar një seri impresionuese mesazhesh nga anëtarë të grupit të Bundestagur por kanë shprehur gatishmërinë për tër bërë ѯdo gjë. Falenderoj edhe qeveritë e Rumanisë dhe Zvicrës dhe princin e Kurorës së Arabisë Saudite.

Një numër i konsiderueshëm i medias italiane kanë dërguar shumë mesazhe duke shprehur gatishmërinë për t’u përfshirë në dhënien e ndihmës dhe solidaritetit. Trupat janë përfshirë në terren dhe kanë marrë lidershipin e operacioneve duke zotëruar një ekspertizë shumë më domethënëse se e jona që janë fillestare në këtë fushë sepse nuk jemi hasur me tërmetet për shumë dekada. Trupat speciale të Kosovës kanë mbërritur të parat dhe kanë shfaqur një kapacitet domethënës në mbështetje të trupave tona“, u shpreh Rama.

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al