• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet specialistja e Inxhinierisë: Ja zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri

30/11/2019
Flet sizmiologu: Tërmetet po shkojnë duke u qetësuar

Specialistja e Inxhinierisë Luljeta Bozo e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” tha se janë bërë gabime edhe në ndërtime duke treguar cilat janë zonat më problematike dhe më të rrezikuara në raste tërmetesh.

“Janë disa gabime. Për të ndërtuar mund të ndërtosh ku të duash, por studimet sizmologjike rekomandojnë që prsh një truall që është i dobët ka rrezik më të lartë se një truall në kodër. Zonat kënetore dhe zonat me pluhur ose nivel të lartë të ujërave nëntokësorë janë më të rrezikshme. Ata godina që janë shembur ishin afër kënatave ose zonat si ajo e Urës s Dajlanit, ku ka shumë depozitime të rrezikshme. Edhe shtesat e kateve duhet bërë me anë të llogaritjeve që bëhen nga inxhinierë ndërtimi e jo nga njerëzit vetë. Ka rregulla edhe për kolonat. Shpesh ne nuk i respektojmë fare këto rregulla.”, tha Bozo.

Specialistja e Inxhinierisë u shpreh se tërmeti 6.5 ballë Righter që tronditi vendin natën e 26 tetorit ishte i fortë. Ajo tha se tërmeti nuk ishte ndonjë çudi e madhe nga ana e saj, pasi tërmete të fuqishme pritet të ndodhin në periudha që janë shpesh herë disa dekada.

“Unë në fakt isha vetëm në shtëpi. Nuk ishte diçka që nuk pritej. E dija që ishte një periudhë që ishte akumuluar. Ka një periudhë akumulimi dhe shpërthimi. Tërmeti nuk parashikohet, por duke parë studime e duke parë sesi kanë ndodhur tërmetet në vend, është hedhur ideja se nga 1979 nuk kishte tërmet të fortë e ndaj pritej një goditje e tillë. Ne jemi në Brezin e Mesdheut. Kur çlirohet energjia, pllakat lëvizin, përplasen ose largohen. Tërmetet shumë të fuqishme ndodhin në periudha që janë të largëta”, tha Bozo.

Bozo dha rekomandime sesi njerëzit të veprojnë sapo bie një tërmet.

“Unë do iu thosha njerëzve që fillimisht mos të lëvizin fare. Aq është goditja, pastaj fillojnë pas-goditjet. Po arrite te dera, hape derën që të kesh mundësi të dalësh. Pasi mbaron goditja e parë, shih njëherë çfarë është çarë ose jo dhe pastaj dil përjashta direkt. Nëse ka çarje të thellë, mos u fut, pa ftuar specialist. Nëse ka dëmtim, atëherë një problem e ka shtëpia”, deklaroi ajo./BW

Related Posts

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale
Kryesore

Telefonata mashtruese nga “banka”, ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

15/03/2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025
Kryesore

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

15/03/2026
Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr
Kryesore

Përplasje dhe tension në Vlorë, ndeshja Flamurtari-Elbasani bëhet sebep për sherr

15/03/2026
Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë
Kryesore

Vlora, e preferuara e turistëve edhe në pranverë

15/03/2026
SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar
Kryesore

SPAK bën gati njësinë operative me agjentë të infiltruar

14/03/2026
Kishte lindur në Dervician, ja kush është doganieri që u gjet pa jetë brenda dhomës së hotelit në Sarandë
Kryesore

E rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

14/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zyrtare/ Tensionet në Lindjen e Mesme prekin edhe Formula 1, FIA anulon garat e Bahren-it dhe Arabisë Saudite

Zyrtare/ Tensionet në Lindjen e Mesme prekin edhe Formula 1, FIA anulon garat e Bahren-it dhe Arabisë Saudite

15/03/2026
Formula 1/ Kimi Antonelli triumfon në Çmimin e Madh të Kinës, dështon McLaren

Formula 1/ Kimi Antonelli triumfon në Çmimin e Madh të Kinës, dështon McLaren

15/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al