• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Udhëtimi i A2 CNN në Gjirokastër, një fundjavë në qytetin e gurtë (VIDEO)

10/12/2019
Udhëtimi i A2 CNN në Gjirokastër, një fundjavë në qytetin e gurtë (VIDEO)

Nga Luela Myftari

Udhëtimi i A2 në qytetin e gurtë nis nga maja më e lartë e qytetit, prej andej ku kalaja mund të shihet qartë. Është një ditë e ftohtë, por qyteti nuk duket i heshtur, ashtu sikurse nuk është aspak e heshtur edhe shtëpia e Çerçiz Topullit që është lart, shumë lart nga ajo që njihet sot si Gjirokastra e të gjithëve, ajo e kalldrëmit dhe e Qafës së Pazarit. Jemi ngjitur në këtë pjesë të qytetit, jo vetëm për pamjen e mrekullueshme, por edhe sepse duam të ndjekim një ekip të kinematografisë botërore, që ka zgjedhur Gjirokastrën si vendin për të xhiruar një film.

Gjirokastra, ky qytet i vogël në jug të Shqipërisë, sit i Trashëgimisë Botërore, në mesin e shekullit XX kishte dy kisha të krishtera, një xhami dhe një kala që nga koha e Perandorisë Osmane. Gjirokastra është edhe vendlindja e Enver Hoxhës, diktatorit shqiptar, i cili e ka zhytur vendin në terror.

Nuk e ka prekur arkitekturën, por njerëzit po. Filmi që po xhirohet këtu zhvendoset në kohën kur shumë gra ruse vendosën te jetojnë në Shqipëri, atëherë kur studentët shqiptarë martoheshin me gra sovjetike, mundësisht me arsim të lartë, sepse, bashkë do të ndërtonin socializmin fitimtar në këtë vend të varfër, në zemër të maleve, në territorin e të cilit ka afro 500 000 bunkerë. Nga biseda me drejtuesit artistikë, me ata që ndjekin xhirimet, marrim vetëm pak informacione.

Filmi hapet me një martesë. Protagonistja e historisë, Katia, u takua me burrin e saj Arjanin në Moskë. Pasi mbaroi Fakultetin e Arteve në Universitetin e Moskës, ajo shkoi me të në Shqipëri për të dhënë mësim rusisht në shkollë të mesme. Arjani është një arkeolog dhe udhëton shumë. Katia gëzon që jeton në Shqipëri. Ajo zbulon se banorët janë punëtorë, të hapur dhe mikpritës. Statusi i saj si qytetare e vendit më të madh të socializmit frymëzon respekt rreth saj. Për më tepër, ajo admiron shokun Enver Hoxha, me të cilin u takua rastësisht gjatë një udhëtimi në Tiranë me burrin e saj.

Por së shpejti, situata e saj ndryshon rrënjësisht, sepse jeta paqësore në Gjirokastër është kthyer përmbys nga një tërmet politik. Enver Hoxha akuzon Moskën për “revizionizëm” dhe fillon të bashkëpunojë me Kinën komuniste. Rusët kanë filluar të largohen nga Shqipëria gradualisht, dhe ata që nuk kanë kohë të largohen, pësojnë një persekutim shoqëror. Pastaj fillon një valë shtypjeje. Gratë ruse janë viktimat e para. Dhe historia tragjike e Katias është vetëm një prej atyre që rrëfen filmi që po xhirohet këtu.

Skenari bazohet në fakte reale të rrëfyera nga njerëz që autorët, Kadare dhe Arabov, i takuan në Tiranë. Në skenar përdoren dokumente të arkivave si dhe motive nga vepra të tjera të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, që është edhe autor i idesë origjinale.

Është koha që të zbresim në qytet. Rrugës ndeshim nëpër shtigje, pjerrësira e të tatëpjeta, disa guximtarë të natyrës. Me makinë nuk i ndjekim dot, aq më pak me këmbë. Por, bëhemi pjesë e adrenalinës së tyre falë imazheve që vetë ata regjistrojnë me një kamera.

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barcola vishet i kuq, Liverpool arrin marrëveshjen me PSG për 100 mln paund

Barcola vishet i kuq, Liverpool arrin marrëveshjen me PSG për 100 mln paund

27/08/2026
Rolando Maran nis turin e takimeve me klubet shqiptare, në fokus bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas – Balkanweb.com – News24

Rolando Maran nis turin e takimeve me klubet shqiptare, në fokus bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al