Kryebashkiaku i Dropullit, Dhimitraq Toli, ka zhvilluar një vizitë në Trikala, ku u prit nga homologu i tij, Dhimitris Papasterjiu, i cili është gjithashtu edhe kryetari i Shoqatës së Kryebashkiakëve të Greqisë. Ata diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit mes Trikalas dhe Dropullit, kryesisht në cështje që lidhen me infrastrukturën, teknologjinë, turizmin dhe trashëgiminë kulturore. Dropulli dhe Trikala nënshkruan dy vite më parë një Protokoll Bashkëpunimi dhe Binjakëzimi. Javë më parë Dhimitraq Toli ishte gjithashtu në Janinë, ku u prit në takim nga kryebashkiaku i këtij qyteti.
©argjiroja.net