• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Më tradhëtoi kur rashë në burg, por e fala’, burri përplaset live me gruan, e reja: Ke 4 fëmijë rrugëve, flija natën me thikë (VIDEO)

10/12/2019
‘Më tradhëtoi kur rashë në burg, por e fala’, burri përplaset live me gruan, e reja: Ke 4 fëmijë rrugëve, flija natën me thikë (VIDEO)

Para disa javësh në programin “Historia ime” në Tv Klan është sjellë historia e veçantë dhe e pazakontë e Arian Begës. Ai është braktisur nga bashkëshortja e tij dhe ka mbetur i vetëm me 3 fëmijët.

Ariani tregoi situatën e vështirë në të cilën ndodhej, mungesën e përkrahjes nga ana e familjarëve të cilët e kanë paragjykuar, ndërsa bëri gjithashtu thirrje në emision për ndihmë, për 3 fëmijët e mitur.

Historia me bashkëshorten e tij është tepër e komplikuar sepse në rrëfimin e tij, ai ka treguar se Elida e kishte denoncuar dy herë në polici për dhunë dhe si pasojë, ai ka bërë dy herë burg. Sipas tij, kjo nuk është e vërtetë dhe madje ka qenë vetë bashkëshortja që i ka kërkuar falje që ka gënyer dhe ka kërkuar që ta nisin gjithçka nga fillimi.

Ariani tregoi më tej se gjatë periudhës që ai ka qenë në burg, ajo e ka tradhtuar, por për hir të fëmijëve, ai e fali.

Fëmija më i madh i tyre është 5 vjeç, vajza, e cila është me autizëm 2 vjeç dhe fëmija i tretë vetëm 1 vjeç. Pas bërjes publike të rastit në emision, ka pasur reagime dhe sensibilizim për rastin e paraqitur.

Qytetarë të shumtë shprehën interes të ndihmonin babain me 3 fëmijë, gjithashtu “Fundjava Ndryshe”, i erdhi shpejt në ndihmë me ushqime dhe veshmbathje. Edhe Bashkia e Tiranës mori përsipër të paguajë dy muajt e parë qiranë dhe më pas Ariani të kalonte në programin e bonusit për pagesën e qirasë.

Ariani ka qenë sërish ditën e sotme i ftuar në “Historia ime” dhe ka treguar se ka mundur të sigurojë çerdhen dhe kopshtin për fëmijët. Gjithashtu gjatë emisionit, bashkëshortja e tij Elida ka reaguar në studio në një lidhje telefonike dhe ka hedhur poshtë pretendimet e tij, duke e akuzuar madje për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Elida: Njëherë e hedh poshtë kategorinë që unë kam marrë qetësues gjumi, le të ma vërtetojë ku të dojë ai, kjo është një gënjeshtër nga ana a tij. E dyta, unë për fëmijët vetëm kur të vdes do heq dorë nga ato, se asnjëherë nuk heq dorë. Se vajza e madhe bëri 5 vjet dhe më shumë i kam rritur vetë, pa asnjë lloj ndihme as nga njerëzit e mi as nga njerëzit e tij, të tre fëmijët. Kam çuar edhe gocën për terapi, për autizëm se ai nuk pranonte që fëmija ishte me autizëm. Ai mund të thotë shumë e shumë gjëra kundër meje, le të vazhdojë është i lirë, e drejta e fjalës. Po të paktën le të thotë të drejtat. Unë me Arianin nuk takohem personalisht, nuk bëhet fjalë, nuk kam pikën e besimit tek ai, nëse nuk është një i tretë mes nesh që ta takoj. Sa për fëmijët, unë i kam kërkuar t’i marr fëmijët, kur të dojë ai, unë s’ja ndaloj asnjëherë se fëmijët nuk i bëra vetëm, i kam bërë me atë. Por jo me kushtet që vendos ai, sepse e kam thënë dhe njëherë, kushtet dhe takimet i vendos gjykata, jo unë dhe ti..

Ariani: Mbarove?

Elida: Një minutë tani, se ke folur një emision të tërë. Sa për rrjetet sociale është Ariani që ka hapur adresë me emrin tim, me fotot dhe të dhënat e mia dhe flet me njerëz të tjerë. Është ai, jo unë që po bën këto veprime..

Ariani: Unë kam folur me ata që ke folur ti më përpara.

Elida: Fol me kë të duash more Arian, je i lirë, por nuk besoj se kjo është e ligjshme…

Ariani: O Elida..

Elida: Një minutë do flas unë tani. Ke katër fëmijë që ke rrugëve nuk je kujtuar asnjëherë për to, pse pikërisht për këto fëmijë që ke me mua më nxjerr pengesë, kjo është arsyeja?

Ariani: Një sekondë…

Elida: Je dënuar dy herë në burg Arian, thika që më ke ngul në këmbë, ma ke ngulur ti, kabull, piruna dhe nuk mbahet mend kushedi se sa gjëra. Nuk ka gjykatë që të dënon kot, mund të thuash gjithë ditën ti që të kanë futur padrejtësisht në burg, nuk je futur padrejtësisht..

Ariani: Në rregull me, në rregull, kështu e ke deklaruar dhe në emision.

Elida: Ti nuk e ke mendjen të sqarohesh për fëmijët, por e ke mendjen të merresh me kë rri unë dhe çfarë bëj unë. Ty nuk ka ç’të intereson jeta ime…

Mirela Milori: Elida pse i braktise fëmijët dhe ike nga shtëpia?

Elida: Nuk i braktisa zonja Mirela, dhe nuk i braktis asnjëherë. Unë jetoj shumë afër fëmijëve, se po t’i braktisja fëmijët largohesha dhe nuk pyesja. Jam interesuar dhe për gocën që ka vajtur në terapi, jam interesuar dhe tek kopshti, kam vajtur dhe i kam parë.

Ariani: Njëherë ke qenë tek kopshti…

Mirela Milori: Elida pse ike nga shtëpia?

Elida: Jam larguar nga dhunimi psikologjik i Arianit, nuk mundesha më. Domethënë ose do vrisja veten ose do ikja nga shtëpia..

Mirela Milori: Pse nuk mendove të ikje me fëmijët, por i le fëmijët në shtëpi dhe ike ?

Elida: Nuk kisha ku t’i çoja fëmijët në ato momente, po t’i merrja. Ku t’i çoja? Ku të rrija me ta?

Mirela Milori: Po tani ku je?

Elida: Jetoj shumë afër fëmijëve, në Shkozë jetoj nuk largohem nga Shkoza.

Mirela Milori: Je te prindërit e tu apo?

Elida: Jo nuk kam lidhje as me prindrit e mi, as me njeri, jetoj vetëm. Unë nga shtëpia kam ikur për arsye të Arianit, nuk kam ikur të braktis fëmijët.

Mirela Milori: Elida ti do të ishe dakord për hir të fëmijëve të riktheheshe me Arianin?

Elida: Jo, jo martesa jonë ka marrë fund dhe nuk bëhet fjalë për rikthim, mua më interesojnë vetëm fëmijët asgjë tjetër…

Arian: Elida..

Elida: Një minutë…Unë e kam mbyllur, unë nuk do kem as dhunë fizike dhe as psikologjike. Jo Arian të rrish gjithë natën me thikë në dorë, ndërsa Blerta e vogël mos flejë nga frika…

Mirela Milori: Si ishte kjo me thikë në dorë?

Ariani: Ç’është kjo?

Elida: Jo zoti Arian mos thuaj ç’është kjo, është gjë që e ke bërë ti…

Gjithashtu Elida tregon se Ariani, përveç 3 fëmijë me të, ka edhe 4 fëmijë nga dy martesa të mëparshme, një me dokumente dhe tjetra pa dokumente. Por, Ariani pranon se ka vetëm dy djemë.

Ariani: Kam dy çuna, i madhi 17 për 18, tjetri 13.

Elida: Nuk janë dy fëmijë, janë dy martesa, janë 4 fëmijë, jo dy fëmijë. Nuk e kuptoj.. Pse i hedh poshtë dy fëmijët e vegjël… Janë 3 fëmijë që i ka me mua dhe 4 fëmijë që i ka nga dy martesat e mëparshme, një me dokumente, tjetra pa dokumente. Pse i hedh poshtë fëmijët e tu..

Ariani: Mirë Elida, jemi shumë në rregull… ti e di.. /tvklan.al

Related Posts

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm
Pikante

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Meloni nxjerr në ankand shallin që i dhuroi Edi Rama
Pikante

Meloni nxjerr në ankand shallin që i dhuroi Edi Rama

11/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Psikologia shqiptare: Tradhtia falet njëherë. Ka punë me Zotin, jo me njerëzit
Pikante

Psikologia shqiptare: Tradhtia falet njëherë. Ka punë me Zotin, jo me njerëzit

26/11/2025
Dhëndri i dha valium dhe e grabiti, flet e moshuara: Nuk kemi pasur probleme, nuk e di nga i erdhi kjo ide
Pikante

Dhëndri i dha valium dhe e grabiti, flet e moshuara: Nuk kemi pasur probleme, nuk e di nga i erdhi kjo ide

24/11/2025
Çudira shqiptare, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)
Pikante

Çudira shqiptare, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)

19/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al