Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Policia e Gjirokastrës njofton për arrestimin e një personi nga Lazarati, të cilit iu sekuestruan 6 kg kanabis.
Njoftimi
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J.Gj., 35 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi:
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij , u gjet 6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, për shtetasin J.Gj.(shtetasi i mësipërm i arrestuar) dhe shtetasin A.H., banues në Libohovë, pasi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme këta shtetas janë kapur duke kaluar në menyrë të paligjshme kufirin. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.