• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputetët paguhen 88.8% më shumë sesa mesatarja në nivel kombëtar

11/12/2019
Deputetët paguhen 88.8% më shumë sesa mesatarja në nivel kombëtar

Shqipëria ka një administratë të mirëpaguar sidomos në nivelet e larta ku pagat e majme qëndrojnë dukshëm më lart sesa mesatarja e pagës në nivel kombëtar.

Statistikat e fundit të pagave të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se grupi i ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë qëndrojnë në krye të piramidës së pagesave kur marrim në analizë pagën sipas grup-profesioneve.

“Gjatë tremujorit të tretë 2019, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 88,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 38,7 % më e ulët.

Paga për grup-profesionin e Forcave të armatosura ka rritjen më të madhe prej 7,9 % gjatë tremujorit të tretë 2019, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa paga për grup-profesionin e të punësuarve si Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë ka rritjen më të vogël, prej 0,7 %.” – vlerëson INSTAT.

Sipas publikimit paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë gjatë tremujorit

të tretë 2019, është 51.870 lekë, duke u rritur me 3,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. “Gjatë tremujorit të tretë 2019, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 93,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin Bujqësi, pyje dhe peshkim është 29,8 % më e ulët.

Gjatë tremujorit të tretë 2019 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, ka rritjen më të madhe prej 13,9 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa ndërtimi është i vetmi grup që ka shënuar ulje prej 4,7 %” thuhet në publikimin e INSTAT.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lumturi për Pete Davidson, vjen në jetë fëmija i tij i parë

Lumturi për Pete Davidson, vjen në jetë fëmija i tij i parë

19/12/2025
Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al