• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin pamjet e operacionit të RENEA-s në Gjirokastër, arrestohet Endrik Lluka (VIDEO)

12/12/2019
Dalin pamjet e operacionit të RENEA-s në Gjirokastër, arrestohet Endrik Lluka (VIDEO)

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Subashi”. Policia e Gjirokastrës zyrtarizon arrestimin e të riut nga fshati Shtëpëz, i dënuar me 35 vjet burg për vrasjen e kushëririt të tij. Më poshtë njoftimi i plotë dhe pamjet e shpërndara nga policia.

Operacion nga forcat “Renea” dhe D.V.P. Gjirokastër, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 35 vjet burgim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në pranga edhe babi i tij për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Sekuestrohet një snajper, një pistoletë, dylbi dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, strukturat e D.V.P. Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat speciale “Renea” kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Subashi”, si rezultat i të cilit në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim për vrasje, konkretisht:

Endrik Lluka,31 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi gjykata e ka dënuar me 35 vjet burg për veprat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në datën 22.03.2016, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin D. Ll. dhe ka plagosur shtetasin B. Ll.

Gjatë operacionit, forcat “Renea” kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Bexhet Lluka, 57 vjeç ( i ati i Endrikut). Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri snajper, dylbi dhe fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit Bexhet Lluka, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

Related Posts

Arrestohet ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Kryesore

Arrestohet ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

03/02/2026
Kryesore

Gjykata Kushtetuese s’ka vendim për Ballukun

03/02/2026
Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)
Kryesore

Skandali me mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, kush janë 33 personat e arrestuar (Emrat)

03/02/2026
Erë e fortë në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit
Kryesore

Erë e fortë në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit

03/02/2026
Mbetjet e “Kurum”, 33 masa sigurie, mes tyre edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Kryesore

Mbetjet e “Kurum”, 33 masa sigurie, mes tyre edhe ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

03/02/2026
Shembjet në rrugë, bllokohet për tre netë aksi Librazhd–Korçë
Kryesore

Shembjet në rrugë, bllokohet për tre netë aksi Librazhd–Korçë

03/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Duroni 10 ditë”/ Luiz Ejlli ndez dyshimet, çfarë po përgatit?

“Duroni 10 ditë”/ Luiz Ejlli ndez dyshimet, çfarë po përgatit?

04/02/2026
Moment që pritej prej vitesh! Netflix transmeton koncertin e parë të BTS

Moment që pritej prej vitesh! Netflix transmeton koncertin e parë të BTS

03/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al