Mediat në Shqipëri kanë organizuar një protestë për të kundërshtuar paketën Antishpifje, e cila pritet të miratohet në seancën parlamentare të radhës.
Mediat i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë të mërkurën e datës 18 dhejtor në orën 9:30 të mëngjesit.
Kujtojmë se sot Komisioni i Ligjeve miratoi në parim “Paketën Antishpifje”, pavarësisht se u përball me kundërshti dhe kritika të shumta, kryesisht nga mediat online.
Për miratimin e kësaj pakete kanë shprehur shqetësimin edhe pedagogët, gazetarët dhe institucionet ndërkombëtare siç është OSBE, e cila deklaron se “Paketa Antishpifje” mund të cënojë lirinë e medias.









