Dritat e pemës së Krishtlindjeve janë ndezur mbrëmjen e sotme edhe në Gjirokastër. Ceremonia u organizua në sheshin “Çerçiz Topulli”, aty ku mbajti një fjalë përshëndetëse kryebashkiaku Flamur Golemi, si dhe shpërndau dhurata për fëmijët. Golemi ishte në shesh me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij.
“Ne jemi gati për festa. Dritat e pemës së Krishtlindjes i ndezëm, letrat me dëshira për dhurata ia postuam babagjyshit. Uroj që së bashku t’i gëzohemi gjithçkaje që na ka falur Zoti, t’i gëzohemi edhe asaj që kemi ngritur me punë e sakrifica. Me dëshirën e madhe që ky vit t’ju ketë lënë sa më të përmbushur, uroj që Krishtlindjet dhe Viti i Ri 2020 t’ju sjellë më shumë mbarësi, lumturi dhe mbi të gjitha shëndet në famije e çdo të mirë që dëshironi”, thotë Golemi në Facebook teksa publikon foto nga momenti festiv.
©argjiroja.net