Kundërshtoi punonjësit e policisë për kontrollin e automjetit, pasi në mjet dispononte 8 doza lënde të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.
Në qytetin e Përmetit shtetasi Xh.S. ka kundërshtuar punonjësit e Task-Forces dhe shërbimet e komisariatit të policisë Përmet për të kontrolluar automjetin.
Pasi shtetasi i mësipërm u neutralizua nga shërbimet e policisë, u ushtrua kontroll në mjetin e tij. Si rezultat i kontrollit në mjet u gjetën 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Menjëherë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.S., 36 vjeç, banues në fshatin Pacomit, Përmet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.