• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Miratimi i ligjit kundër mediave online, Basha: Akt i turpshëm që na kthen prapa. Meta të mos e dekretojë

18/12/2019
Miratimi i ligjit kundër mediave online, Basha: Akt i turpshëm që na kthen prapa. Meta të mos e dekretojë

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas miratimit nga maxhoranca e Edi Ramës të ligjit për censurën e medieve në Shqipëri.Me një postim në Facebook, Basha shprehet se ‘asgjë dhe askush nuk do na e mbyllë dot gojën!’.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Ne kulmin e një krize të rëndë ekonomike, të një gjendje të jashtëzakonshme, kur mijëra familje janë në të ftohtë, pa strehë, pa ujë, pa drita, pa ngrohje, Edi Rama me urgjencë miratoi ligjin e censurës.

Sot kur të gjithë e kemi parë dhe dëgjuar se si Edi Rama bleu zgjedhjet me krimin, se si krimi i lidhur me pushtetin po vjedh çdo pasuri te këtij vendi, Rama me urgjencë tenton ti mbyllë gojën gazetarëve shqiptarë.

Sot kur po zbardhet përditë e më qartë përgjegjësia e zyrtarëve të kësaj qeverie për 24 jetët e humbura në Thumanë, me urgjencë miratohet ligji kundër fjalës së lirë.

Sot kur priten te fillojnë hetimet për shitblerjen e votave në Durrës dhe Dibër, për mega skandalin e Unazës së Re, për dështimin e qeverisë në menaxhimin e krizës së tërmeteve të 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, miratohet me urgjencë ligji që do ti ndalojë portalet të publikojnë këto fakte.

Miratimi i ligjit kundër fjalës së lirë u bë me urgjencë sot sepse qeveria Rama po përgatit vjedhjen e radhës, kësaj here mbi rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.

I bëj thirrje Presidentit të Republikës të mos e dekretojë këtë atentat kundër fjalës së lirë që rikthen ligjin famëkeq të diktaturës për agjitacion e propagandë.

Ky akt i turpshëm dhe kriminal e çon vendin dhe qytetarët shqiptarë shumë hapa pas në rrugën e integrimit europian dhe sjell pasoja të rënda për të ardhmen e tyre.

Partia Demokratike do të vazhdojë të denoncojë me zë dhe me figurë çdo skandal, çdo fakt abuziv, çdo dështim të radhës të këtij kryeministri në ikje!

Ju bëj thirrje të gjithë gazetarëve dhe analistëve, të gjithë opinionistëve dhe personave publikë të mos intimidohen dhe të vazhdojnë bashkë me opozitën të denoncojnë çdo aferë dhe skandal të kësaj qeverie në ikje!

Asgjë dhe askush nuk do na e mbyllë dot gojën!

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Daku tha pas ndeshjes se… – Balkanweb.com – News24

26/08/2026
Kampion Europe me Porton e Mourinhos/ Bie alarmi, zhduket ish-lojtari

Kampion Europe me Porton e Mourinhos/ Bie alarmi, zhduket ish-lojtari

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al