• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfehet Ziso Kristopulli: Flamur Noka më vodhi lokalin në Ksamil! (VIDEO)

20/12/2019
Rrëfehet Ziso Kristopulli: Flamur Noka më vodhi lokalin në Ksamil! (VIDEO)

“Unë jam i vdekur për së gjalli”! Ziso Kristopulli, minoritari nga Ksamili, që u rrëmbye dhe u torturua 24 vite më parë bashkë me biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, nga Shërbimi Informativ Kombëtar, në një intervistë për Report TV tregon kalvarin e gjatë të vuajtjeve. Sot 73 vjeç, Kristopulli thotë se të gjitha vuajtjet e tij janë të lidhura me politikën. Vuajtjet e Ziso Kristopullit filluan me torturën në bazën sekrete në Vain të Lezhës por që vijojnë edhe sot. Në 1995 Kristopulli u torturua nga personat të Shërbimit Informativ Kombëtar, në atë bazë të fshehtë ku u torturua në atë kohë edhe Remzi Hoxha, i cili u zhduk nga SHIK për të mos u gjetur kurrë.

Për të kuruar plagët e rënda që pësoi nga torturat Kristopulli u largua drejt Greqisë. Pasi kthehet vendos që të hapë një pulari por në 1997 fillon dhe faza e dytë e shkatërrimit për të. Pularinë që kishte në pronësi e përvetësuan persona të tjerë dhe pas 24 seancash gjyqësore e rimori sërish. Ndërsa në 1999 i dogjën vreshtin në Viro. “Më janë hequr mbas Lezhës, kam ikur në Greqi, jam mjekuar për ditë me muaj nga hematomat e brendshme dhe mbasi jam kthyer në 96-97 ishte faza e dytë në të cilën u shkatërrua tërë pasuria ime. Në 97 një pulari me 4000 krerë, pasuri prej 300 mijë të reja u shkatërrua, u përvetësua, u sekuestrua dhe pas 7 vitesh arrita që pas 24 seancash gjyqësore drejtësia më dha të drejtën për ta rimarrë. Pas asaj më dogjën vreshtin në 99 në Viro”, tha Ziso Kristopulli.

Në intervistën e tij, ndër të tjera, Kristopulli rrëfen se lufta e tij më e madhe ka qenë përballimi i presioneve dhe kërcënimeve që iu bënë fill pas lirimit. Kristopulli denoncon ish-ministrin e Brendshëm në kohën e PD Flamur Nokën si dhe disa nga ish-funksionarët e lartë të PD-së Shaban Memian, Vesel Koçiun dhe Mentor Dacin se i kanë falsifikuar dokumentet hipotekore dhe i kanë marrë lokalin në Ksamil. Ai thotë se lokalin e kishte me dokumente të rregullta dhe të privatizuar. Por kur shkoi në Hipotekën e Sarandës i thanë se kishte një problem dhe se objekti nuk mund të hipotekohet. “Në 2003-2004 u shkatërrua dhe lokali, në të cilin unë e kisha të privatizuar dhe me dokumente të rregullta nga bashkia e Sarandës por nuk u mor parasysh. Pasi i kërkova hipotekës nuk ma hipotekuan, saherë veja në hipotekë më thoshin ke një problem nuk ta hipotekojmë. Unë dua lokalin tim, është toka ime, janë dokumentet e mia. Vesel Koçiu, Shaban Memia, Flamur Noka dhe Mentor Daci ata duhet të përgjigjen para gjykatës për dokumente të falsifikuara sepse ajo është toka ime”, tha ZisoKristopulli.

Kristopulli kërkon që t’i rikthehet lokali dhe që Flamur Noka dhe ata që kanë gisht në vjedhjen e lokalit të dalin para drejtësisë. “Tani mbas asaj që ndodhi në Vain të Lezhës unë kam qenë i persekutuar vazhdimisht, Nuk duhet më, dua drejtësinë time”. Në 21 tetor të vitit 1995, biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha u rrëmbye në punishten e tij në Tiranë dhe që prej asaj dite për të nuk dihet asgjë. Bashkë me të në atë kohë janë shoqëruar nga Saranda edhe Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj. Loshaj arriti të shpëtonte duke u arratisur, ndërsa Kristopulli u lirua nga vetë ish-agjentët pasi u bë publik pengmarrja. Avokati i Popullit pas denoncimit të Kristopullit dërgoi çështjen në prokurori. Për rrëmbimin e tyre, prokuroria akuzoi tre ish-drejtuesit e SHIK-ut, Avni Koldashi, Arben Sefgjini dhe Ilir Kumbaro. Por me një vendim të Apelit për të pandehurit u caktua arresti ne shtëpi. Në 2008 nisi gjyqi tek Krimet e Rënda duke përfunduar në 2012 me dënimin e Ilir Kumbaros me 15 vjet burgim dhe pushimin e çështjes për Koldashin dhe ish-nëndrejtorin e SHIK për Tiranën Arben Sefgjini./ Report Tv

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al