• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tërmeti, ministri Çuçi: Rindërtimi do të fillojë me shkollat dhe qendrat shëndetësore

21/12/2019
Tërmeti, ministri Çuçi: Rindërtimi do të fillojë me shkollat dhe qendrat shëndetësore

“Ne do ta fillojmë rindërtimin me institucionet shkollore dhe shëndetësore”.

Kështu tha drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi gjatë një vizite në Ishëm të Durrësit, një tjetër zonë e prekur rëndë nga tërmeti i datës 26 nëntor. Bashkë me deputetin Fidel Ylli, ministri Çuçi pa afër nga shtëpitë dhe objektet e tjera të dëmtuara, mes tyre shkolla e fshatit, zyrat e njësisë administrative dhe qendra shëndetësore.

“Kjo është një nga shkollat më të dëmtuara, të cilën ekspertët e kanë nxjerrë jashtë funksionit. Do të prishet tërësisht për të ndërtuar një të re sepse kjo ka goditje në strukturë. Për nxënësit janë marrë masa me transport të siguruar të shkojnë në shkollën e Lalzit. Ndërsa për nxënësit e ciklit të ulët do të sistemohen tek ambientet e xhamisë, e cila është e sigurt. Ne do ta fillojmë rindërtimin me institucionet shkollore dhe shëndetësore”, tha ministri Çuçi.

Ndërkohë në Ishëm ka nisur aktualisht ndërtimi i zyrave të reja të njësisë administrative, në mënyrë që banorëve të mos u mungojnë shërbimet e ndryshme nga qeverisja vendore. Punimet po shkojnë drejt përfundimit për 6 zyra të reja të domosdoshme për të funksionuar ky institucion.

“Çdo gjë këtu është nën kontroll përsa i përket njohjes së problemeve dhe nevojave ku i kemi. Mbetet problem dinamik zëvendësimi i çadrave verore me çadra dimërore. Por janë duke ardhur pjesë të tjera të çadrave dimërore. Këtu shumica e banorëve kanë zgjedhur të qëndrojnë nëpër çadra pranë banesave të tyre sepse kuptohet që kanë edhe bagëtitë”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai bëri edhe një vizitë në kabinat ku është vendosur përkohësisht qendra shëndetësore. Shërbimi nga personeli mjekësor vijon njësoj si më parë për banorët e fshatit Ishëm.

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Daku tha pas ndeshjes se… – Balkanweb.com – News24

26/08/2026
Kampion Europe me Porton e Mourinhos/ Bie alarmi, zhduket ish-lojtari

Kampion Europe me Porton e Mourinhos/ Bie alarmi, zhduket ish-lojtari

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al