Një automjet në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Granicë” të qytetit. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike tek bateria. Makina është në pronësi të shtetasit E.Gërveshi. Argjirolajm.net sjell pamjet e momentit kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse.