Bashkia Dropull vijon të mbledhë ndihma në Greqi për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Së fundi kryebashkiaku Dhimitraq Toli, ka pritur një përfaqësi të Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë, të cilët sollën në Dropull të tjera ndihma për të prekurit nga tërmeti. Janë kryesisht çadra, dyshekë, batanije, jorganë etj.
Ndihmat do të dërgohen në zonën e Laçit, ku pati dëme të konsiderueshme nga tërmeti. Edhe në raste të tjera Bashkia Dropull ka grumbulluar ndihma në Greqi për familjet e prekura nga tërmeti. Bashkia Ilion dhe Sifnos sollën para disa ditësh në Dropull rreth 7.3 ton ndihma ushqimore dhe veshmbathje.
Ndërkohë që në ditët e para të fatkeqësisë natyore, Këshilli Bashkiak i Dropullit vendosi të kalojë fondin prej 10 milionë lekësh të vjetra në llogarinë e hapur nga qeveria për ndihmë ndaj familjeve që u dëmtuan nga tërmeti.
©argjiroja.net