• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bashkia Gjirokastër asnjë financim për klubin Luftëtari, mbështetje vetëm për akademinë e futbollit

28/12/2019
Bashkia Gjirokastër asnjë financim për klubin Luftëtari, mbështetje vetëm për akademinë e futbollit

Bashkia Gjirokastër nuk do të japë më financim direkt për klubin e futbollit Luftëtari. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit, kaluan vetëm 53 milionë lekë të vjetra për akademinë e futbollit. Pra, nga 1 janari e tutje Bashkia Gjirokastër do të japë para vetëm për stërvitjen dhe përgatitjen e fëmijëve që duan futbollin. Ekipi i parë do të ketë burim të ardhurash kompaninë që e ka privatizuar, ku aksioner kryesor është Bekim Halilaj.

Ndërkohë 20 milionë lekë të vjetra do t’i shkojnë klubit për të shlyer disa detyrime ndaj të tretëve, kryesisht ujin dhe dritat. Pra, jemi në kushtet kur klubi Luftëtari si shoqëri aksionere, që deri dje drejtohej nga Gole Tavo, nuk ka shlyer as detyrimet ndaj OSHEE-së dhe Ujësjellësit. Për të mos folur pastaj për malin me borxhe që ka ndaj futbollistëve apo subjekteve të tjera.

Kjo lëvizje e Bashkisë Gjirokastër mund të duket në momentin e parë si ‘prerje në besë’, por realisht duke parë keqpërdorimin e fondeve që është bërë tek Luftëtari, për të cilat ende s’ka transparencë, mosfinancimi është vendimi më i drejtë. Pse duhet që paratë e taksapaguesve të Gjirokastrës të shkojnë në një kompani private me zero transparencë për aktivitetin e saj?

Bashkia ka vetëm 25% të aksioneve, ndërsa 75% i zotëron kompania private. Pa u bërë fillimisht një audit i plotë dhe transparencë për çdo qindarkë para publike, financimi i mëtejshëm i klubit Luftëtari do të ishte vendim i gabuar. Sikundër ne e kemi thënë edhe më herët në raportimet tona, një nga arsyet e largimit të Gole Tavos nga drejtimi i klubit, ishte sepse me ardhjen e Flamur Golemit në krye të bashkisë, mbyllej ‘rubineta’ që e furnizonte me para.

Për fat të keq Zamira Rami, por edhe një pjesë e anëtarëve të Këshillit Bashkiak, përfshi këtu plot socialistë që sot kanë ende mandat përfaqësimi, kanë ‘noterizuar’ çdo kërkesë të Gole Tavos për fonde publike. Bashkë me Zamira Ramin ata kanë çuar dorën për t’i dhënë qindra milionë lekë klubit Luftëtari, para të cilat nuk dihet se si dhe ku përfunduan.

©argjiroja.net 

Related Posts

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron
Kryesore

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

02/09/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ndryshojnë drejtuesit në 3 qarqe

02/09/2026
Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari
Kryesore

Aksident i rëndë/ Humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në kanal, ndërron jetë 19-vjeçari

02/09/2026
Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar
Kryesore

Hita promovon efektivin e policisë që shpëtoi 24-vjeçaren e marrë peng në Roskovec, Mariglen Koroveshaj merr gradën Kryekomisar

01/09/2026
Kryesore

Ndryshon mosha për pranim në Policinë e Shtetit, Ministri i Brendshëm firmos urdhrin: Mund të aplikojnë edhe persona deri në 40 vjeç (VIDEO)

01/09/2026
U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

Mbi 1400 gjoba për një javë në Gjirokastër, policia monitoron rrugët me dron

02/09/2026
Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade

Juventus përforcon sulmin, vjen Woltemade

02/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al