Kjo javë do të dominohet nga mot i kthjellët me vranësira kalimtare. Përgjatë luginave, do të shfaqet mjegulla lokale në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Sipas SHMU, era, përgjithësisht do të ketë drejtim nga verilindja. Përkohësisht gjatë këtyre ditëve, do të fitojë shpejtësi. Zonat e erë më të fortë do të jenë ato bregdetare, lugina e Drinit dhe alpet. Ndikimi i masave të ftohta, verilindore do të sjellë rënie temperaturash si në tabelë si dhe ngrica në rrugë në një pjesë të madhe të vendit.