• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Horoskopi për vitin 2020, ja shenjat me më shumë fat

31/12/2019
Horoskopi për vitin 2020, ja shenjat me më shumë fat

Nga Meri Shehu.

2020 një vit i këndshëm, ku do dominojë prakticiteti, do dominojë realja. Nuk kemi të bëjmë me eufori, me energji, me fluturime, por kemi të bëjmë me gjëra, si i themi ne ‘pak dhe saktë’. Ato gjëra që do arrihen me pak mundim, me pak vështirësi, por do jenë të qëndrueshme, pra do kemi themele të forta. Ka filluar periudha më e rëndësishme, janë dhënë tendencat e një kushtëzimi ekonomik që do ndihet deri nga Marsi, ku ne do kemi bërë pak tërheqje nga euforia, nga shpenzimet. Do shikojmë të merremi më shumë me kursimet dhe larjen e shpenzimeve. Por nuk do mungojnë edhe lajmet e mira ekonomike. Periudha e verës do jetë pak kontradiktore, sepse mund të na hedhë në një vështirësi të paparë, por mbas kapërcimit të kësaj vështirësie prezupozohet një rigjenerim i plotë

Renditja e shenjave duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:

12.Gaforrja – Pozicioni i vështirë në 2020-n duhet marrë parasysh. Jo se do jetë pozicioni që nuk do u japë shanse, sepse do u japë bashkëpunime, partneritete, mund t’ju japë dhe martesa atyre që nuk janë martuar. Por vetë gaforret nuk do jenë gati, nuk do jenë në nivelin e duhur, për të mirëpritur shanset që do u japë 2020. Nga ana e shëndetit do harxhojnë shumë energji dhe mund të kenë kundërshtime. Problemet shëndetësore të tyre do kenë të bëjnë me kockat. Shanset për lidhje serioze do jenë të mëdha, por gjithçka është në dorën e tyre. Ana ekonomike nuk është aty ku duhet, sepse janë akoma në përpunim për një ngritje ekonomike.

11.Peshorja – Janë në një vit që do merren me familjet, ku do jetojnë, ku do stabilizohen dhe kjo gjë do u marrë kohë. Janë në këtë pozicion sepse nuk do të merren me karrierën e mirëfilltë. Duke qenë se do mbyllen në shtëpi dhe do merren vetëm me çështjet familjare do kenë ankth dhe stres. Peshoret do jenë mirë, por duhet të kujdesen për shëndetin e njerëzve të afërt. Dashuria për ta këtë vit do kalojë nga stomaku. Ana ekonomike do jetë e mirë, për sa i përket trashëgimisë dhe pasurive të patundshme.

10.Dashi – Gjatë vitit 2020 do pretendojnë të bëjnë emër, famë, të marrin privilegje. Do evidentohen më tepër, por edhe mund të shkelin dhe të tjerët nga padurimi për t’u ngritur mbi të tjerët. Shëndeti paraqitet shumë i mirë gjatë këtij viti. Do bëjnë martesa me famë, sepse do zgjedhin partnerë me nivel të lartë social dhe ekonomik. Dashuria për ta paraqitet si një dashuri për veten fillimisht. Do kenë ngritje ekonomike, fuqizim dhe reklamim të asaj që fitojnë.

9.Binjakët -Kanë kaluar një 2019 të trazuar, por do kenë ngritje ekonomike dhe fitime të reja si rezultat i bashkëpunimeve që do realizojnë. 2020 fillon dhe mbush buxhetin e tyre. Nga ana e shëndetit mund të kene probleme nga ana psikologjike, ose me fantazitë dhe pasionet e tyre të mëdha. Duhet të kenë kujdes me fiksimet pas punës ose personave. Dashuria parashikohet me lidhje të reja, marrëdhënie që mund të jenë dhe të fshehta dhe mbi të gjitha me pasion.

8.Luani – Do ulen me këmbë në tokë sepse do jetë viti i punës. Do kenë probleme shëndetësore kronike, me kockat, shtylla kurrizore dhe duhet të jenë të kujdesshëm. Dashuria ekziston, por lidhjet nuk do kalojnë në një tjetër nivel, do mbeten po aty. Të ardhurat do jenë vetëm nga puna e përditshme dhe nuk parashikohen fitime të mëdha gjatë vitit 2020.

7.Ujori – Viti 2020 do jetë një parapërgatitje për një hap që ata pritet të bëjnë në 2021. Paraqitet një vit i mbyllur, ose krijimtarie, por në thellësi, pa i deklaruar planet, strategjitë e tyre. Nga ana shëndetësore është viti i mbledhjes së forcave, energjie, qetësie dhe stabiliteti. Dashuria ekziston, por do mbetet në planin e fshehtë, lidhje të fshehta ose të pamundura. Nga ana ekonomike parashikohet një periudhë e mirë ekonomike.

6. Peshqit – Viti 2020 parashikohet si viti i informimit, planeve, informacioneve, shkrimeve, publikimeve. Do merren me aktivitete sportive dhe një vit ku do futen edhe më tepër në lëvizje dhe do përfshihen në veprimtari. Qëllimi i tyre do jetë të gjejnë një mik, një shok ose partner të qëndrueshëm dhe besnik. Po duhet të kenë kujdes me shoqërinë që do zgjedhin. Do fitojnë siguri dhe do mposhtin pasiguritë psikologjike. Dashuria do jetë romantike dhe do njihen në rrugë, udhëtime, por edhe në rrjetet sociale. Ana ekonomike do jetë e mirë dhe e stabilizuar.

5.Akrepi – Në 2019 morën famë, por nuk fituan vulën, ndërsa në vitin 2020 është viti i aprovimit të aftësive, punëve, por edhe marrëdhënieve. Akrepët kanë tendencën t’i vështirësojnë disi gjërat. Muaji më i rëndësishëm do jetë fundi i Marsit dhe gjithë Prilli, ku do marrin lajme të mira dhe para. Shëndeti do jetë i fortë, duke kaluar çdo pengesë. Gjatë këtij viti do kenë njohje të rëndësishme dhe marrëveshje. 2020 do jetë viti i ngritjes ekonomike për ta.

4. Virgjëresha – Viti 2020 do jetë i mrekullueshëm, me plane dhe hapa konkrete në jetën e tyre personale dhe erotike. Ata do vendosin një pushtet në mënyrën si do menaxhojnë jetën e tyre. Fillon një periudhë e re, e fuqishme dhe mjaft e mbarë për ta. Duhet të kenë kujdes në marrëdhënie me njerëzit e afërm, të familjes, sepse mund të përpiqen t’ju pengojnë rrugën drejt suksesit. Shëndeti paraqitet i mirë dhe dashuria paraqitet e stabilizuar dhe produktive. Do jetë viti ku do i japin drejtim marrëdhënieve kryesisht drejt martesës.

3.Demi – Do stabilizohen në punët e tyre, do ndryshojnë ambientin, do udhëtojnë, për shkak se u hapet perspektiva për të lëvizur. Parashikohen martesa të reja dhe me persona të huaj. Nga pikëpamja ekonomike mund të kenë disa ulje-ngritje. Shëndeti do jetë i mirë, por duhet të evitojnë lodhjen fizike. 2020 është viti ku do gjejnë dashurinë e tyre.

2.Shigjetari – 2020 parashikohet një vit me shumë fat nga pikëpamja ekonomike. Do marrin atë çfarë u përket, është viti i të drejtës, menaxhimit, lidhjeve të mira dhe një vit i madh ekonomik për ta. Shëndeti paraqitet i mirë, me pak lodhje në periudhën e verës. Dashuria gjithashtu paraqitet e mirë për të lindurit e kësaj shenje.

1. Bricjapi – Në 2020 do fillojnë të marrin veten, do ngrihen, do kërkojnë pozicione pune dhe karriere. Do nxjerrin më në pah të mirat, por edhe të këqijat, me të cilat duhet të merren. Ky është viti që i nxjerr nga ambienti i vështirë, ose jo shumë i dëshiruar. Për ta do hapet drita jeshile duke iu ofruar shumë mundësi të reja. Problemet e tyre shëndetësore do gjejnë zgjidhje dhe terapi, por duhet t’i kushtojnë vëmendje problemeve kronike. Në dashuri ata do bëjnë hapin drejt njohjeve dhe lidhjeve të reja. Gjithashtu do bëjnë hapat e duhur drejt një finalizimi të duhur ekonomik.

Related Posts

Mariah Carey, “Mbretëresha e Krishtlindjeve”/ Shifra marramendëse që fiton këngëtarja çdo vit nga “All I Want for Christmas Is You”
Lifestyle

Mariah Carey, “Mbretëresha e Krishtlindjeve”/ Shifra marramendëse që fiton këngëtarja çdo vit nga “All I Want for Christmas Is You”

20/12/2025
Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt
Lifestyle

Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt

17/12/2025
Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë
Lifestyle

Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë

17/12/2025
Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?
Lifestyle

Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?

16/12/2025
“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026
Lifestyle

“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026

15/12/2025
NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët
Lifestyle

NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

14/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al