• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

4 qarqet ku jetojnë dembelët e Shqipërisë, ja si renditet Gjirokastra

01/01/2020
4 qarqet ku jetojnë dembelët e Shqipërisë, ja si renditet Gjirokastra

Lezha, Dibra, Durrësi dhe Tirana kanë shkallën më të lartë të popullsisë në moshë pune, por që nuk janë të aktivizuar në tregun e punës.

Ata që nuk preferojnë të përfshihen në tregun e punës, zakonisht janë ajo pjesë e popullsisë që ndjek studimet, gra që rrisin fëmijët apo pensionistë të parakohshëm. Por në këtë grup përfshihen gjithashtu edhe punonjës që punojnë në të zezë.

Në disa qarqe kjo kategori është më e lartë se në qarqe të tjera dhe në disa të tjera shumë më e ulët. Në Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Kukës shkalla e popullsisë jo aktive në tregun e punës është në një masë më të ulët. Në Berat vetëm 28 % e popullsisë në grupmoshën 15-65 vjeç nuk është në kërkim të një punë, ndërsa në të kundërt në Lezhë më shumë se gjysma e popullsisë në moshë pune nuk ishin në kërkim të një punë në tremujorin e tretë të këtij viti.

Gjithashtu 47.6 për qind e dibranëve dhe 44.7 për qind e durrsakëve nuk ishin në kërkim të një punë në tremujorin e tretë. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, 17,3 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 11,3 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 11,5 % në paaftësi të përhershme.

Sipas praktikave ndërkombëtare popullsia ekonomikisht joaktive përbëhet nga tri kategori individësh, ato me punësim të fshehur; individët pjesërisht të lidhur me forcën e punës (në të cilën përfshihen dhe punonjësit e dekurajuar) dhe individët ekonomikisht joaktivë.

Popullsia ekonomikisht joaktive, në rastin e Shqipërisë përbën një pjesë të konsiderueshme të individëve në moshë pune. Tek të dhënat për popullsinë ekonomikisht joaktive spikasin nivelet disproporcionalisht të larta të pranisë së femrave dhe të rinjve.

Rreth 65% e kësaj popullsie janë femra, dhe 56% janë të rinj të moshës 15-29 vjeç (për krahasim, kujtojmë që në popullsinë në moshë pune të rinjtë përbëjnë vetëm 37%). Përqendrimi në këto përmasa i të rinjve në popullsinë ekonomikisht joaktive ndodh për shkak se shumica e tyre arsimohen dhe si rrjedhojë, përfshihen në forcën e punës pas jetës akademike.

Popullsia ekonomikisht joaktive në Shqipëri përfshin një masë të konsiderueshme individësh të prirur për punësim, të cilët, pavarësisht se nuk kategorizohen dhe nuk raportohen si të papunë, janë tepër të predispozuar për të filluar punë sapo mundësitë të jepen. Tek ky segment individësh, më së shumti, përfshihen ata të cilëve literatura aktuale e ekonomisë së punës u referohet si ‘pjesërisht të lidhur me forcën e punës’. /Monitor.al

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jane Fallon zbulon diagnozën me kancer gjiri: U kap shumë herët

Jane Fallon zbulon diagnozën me kancer gjiri: U kap shumë herët

13/03/2026
PIKANTET/ Dinamo fiton edhe në pushim, tifozët braktisin finalen

Golat e shënuar me pikatore, Dinamo humbet shënjestrën

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al