• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin shifrat, ja sa shpenzohet në Gjirokastër për cigare dhe alkol

03/01/2020
Dalin shifrat, ja sa shpenzohet në Gjirokastër për cigare dhe alkol

Shqiptarët janë shquar për dashurinë e tyre ndaj pijes dhe këtë e tregon edhe tradita që ende vijon për prodhimin e verës dhe rakisë së shtëpisë. Megjithatë, shifrat na tregojnë se dibranët janë “më pijedashësit” e vendit.

Sipas të dhënave të Anketës së Buxhetit të Familjeve, në vitin 2018 ata rritën peshën e shpenzimeve për pije alkoolike dhe duhan në 6% të totalit të shpenzimeve të tyre. Një vit më parë, po sipas kësaj ankete, shpenzimet për këtë kategori në qarkun e Dibrës zinin rreth 5.4% e totalit të shpenzimeve. Krahasuar me mesataren e vendit, pesha e shpenzimeve të tyre për pije dhe duhan ishte thuajse dyfish më e lartë.

INSTAT raporton se mesatarisht një familje në Shqipëri rreth 3.5% të totalit të shpenzimeve të tyre ia dedikon këtij zëri. Në vend të dytë, renditet qarku i Elbasanit, të cilët gjithashtu gjatë vitit 2018 rritën shpenzimet për pijet alkoolike dhe duhan që ishin sa 5.2% e totalit të shpenzimeve nga 4.9% që ishte një vit më parë.
Pas tij renditet qarku i beratit dhe Lezhës me 4.8% të totalit. Por, në krahasim me një vit më parë duket se lezhjanët kanë shtrënguar dorën për sa i përket shpenzimeve për pije alkoolike dhe duhan, të cilët shpenzonin një vit më parë 5.7% të totalit të tyre.

Kukësi dhe Korça, të dy këto qarqe, kishin gjithashtu shpenzime më të larta se mesatarja e vendit me përkatësisht 4.4% të totalit dhe 3.8%.

Nga ana tjetër qarku me shpenzimet më të ulëta për këtë kategori, renditet Vlora, ku sipas të dhënave të INSTAT kanë ulur shpenzimet për pije dhe duhan në masën prej 2% të totalit, nga 2.25 që ishin në vitin e kaluar.

Nuk është aspak çudi që edhe qarku i Gjirokastrës ka shënuar gjithashtu shpenzime të ulëta, prej vetëm 2.2% të totalit. Por, kjo nuk do të thotë që konsumojnë më pak pije alkoolike, pasi shpenzimet në anketë nuk përfshijnë konsumin e qytetarëve nga prodhimi artizanal i verës dhe rakisë.

Po ashtu shpenzime relativisht të ulëta janë regjistruar edhe në Durrës dhe Shkodër, ku sipas Anketës së Buxhetit të Familjes, shpenzimet ishin përkatësisht 2.4 dhe 2.7%.

Ndërsa me një diferencë të ulët me mesataren e vendit renditet qarku i Fierit dhe Tiranës, ku mesatarisht janë shpenzuar për pijet alkoolike dhe Duhanin 3.2 dhe 3.3% e totalit të shpenzimeve të familjeve në këto qarqe./ Monitor

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kombëtarja U-16 luan ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi U-16 – Balkanweb.com – News24

Kombëtarja U-16 luan ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi U-16 – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
Dërgoi Fenerbahcen drejt Championsit, Muriqi: Jam i lumtur dhe shumë krenar

Dërgoi Fenerbahcen drejt Championsit, Muriqi: Jam i lumtur dhe shumë krenar

27/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al