• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqipëria e pesta në Europë për çmime të lira në restorante

03/01/2020
Shqipëria e pesta në Europë për çmime të lira në restorante

Shqipëria renditet ndër vendet më të lira të Europës për sa i përket çmimeve të lira në restorante. Sipas portalit më të madh mbi kostot dhe cilësinë e jetës, Numbeo, Shqipëria renditet e pesta në Europë si më e lira, duke përmirësuar kështu renditjen në raport me një vit më parë. Megjithatë duhet nënvizuar se pjesa më e madhe e vendeve të rajonit është më e lirë.

Një drekë për dy persona me tre pjata kushton mesatarisht 2500 lekë. Kosova vijon të mbetet më e lira në Europë për të konsumuar një vakt në një restorant mesatar, ku sipas Numebo.com, fatura për dy persona vjen mesatarisht 1850 lekë. Çmimet vijojnë të jenë më të lira edhe në vende të tjera të rajonit. Kështu në Maqedoninë e Veriut një drekë për dy persona kushton mesatarisht 1971 lekë, ndërsa në Serbi një drekë për dy persona shkon diku me pak se 2500 lekë, me një diferencë të vogël me Shqipërinë.

Edhe Ukraina renditet në listën e pesë vendeve më të lira të Europës, ku sipas të dhënave të raportuara nga individët në Numbeo, fatura për një vakt në restorant është 2230 lekë.

Bosnja dhe Mali i Zi janë më të shtrenjtat e rajonit. Bosnja ka një diferencë të ngushtë me Shqipërinë, ku një drekë atje kushton mesatarisht 2527 lekë. Ndërsa Mali i Zi, i 12-ti në renditje, vlerësohet të jetë më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor, ku fatura shkon mesatarisht 3000 lekë, duke kaluar kështu edhe vende anëtarë të BE-së si Çekia apo Bullgaria.

Ku kushton më shtrenjtë

Duhet ta pyesni veten mirë nëse do të drekoni në një restorant në Zvicër apo në Islandë. Zvicra është vendi më i shtrenjtë i Europës ku sipas Numbeo një drekë atje kushton mesatarisht 11,188 lekë, ndjekur nga Islanda me 11,159 lekë.

Vendet nordike gjithashtu janë ndër më të shtrenjtat në Europë. Në Norvegji dreka kushton mesatarisht 96,000 lekë, pasuar nga Danimarka rreth 8,240 lekë.

Ata që do të udhëtojnë drejt vendeve fqinje si Italia apo Greqia, duhet të dinë se një drekë në restorant për dy persona kushton përkatësisht 6150 lekë dhe 4180 lekë.

Në Çeki, një tjetër destinacion popullor turistik për shqiptarët, dreka kushton jo më shumë se 2900 lekë, duke u renditur kështu krahas vendeve të lira./Monitor/

Related Posts

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës
Kryesore

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
Radhë të gjata në Qafë Thanë
Kryesore

Radhë të gjata në Qafë Thanë

21/12/2025
Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri
Kryesore

Policia italiane plagos me armë të riun shqiptar, tentoi të ikë pasi përplasi edhe makinën e një karabinieri

21/12/2025
E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Kryesore

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Dy tërmete shkundin Greqinë brenda shtatë minutash

21/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

Kapet në Vlorë peshku i rrezikshëm

21/12/2025
Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

Po vijnë emigrantët, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al