• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Harta e krimit në Shqipëri, kryeson Vlora e Gjirokastra (Statistikat)

29/03/2017
Harta e krimit në Shqipëri, kryeson Vlora e Gjirokastra (Statistikat)

Harta e kriminalitetit në Shqipëri për vitin 2016 saktëson se qarku i Vlorës ka koeficientin më të lartë të kriminalitetit të popullsisë, kurorë të cilën e ndan në vend të dytë me Gjirokastrën.

Raporti vjetor për 2016-ën hartuar nga Prokurori i Përgjithshëm dhe dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë që thotë se qarku me kriminalitetin më të ulët është ai i Dibrës.

Në qarkun Dibër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2016 është 542. Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë e shkallës së parë Berat koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 724.

Në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit është 1036. Në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë e shkallës së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 797, ndërsa në qarkun Fier që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Fier dhe Lushnje koeficienti i kriminalitetit është 867.

Në qarkun Korçë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 878, ndërsa në qarkun Kukës që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 1009.

Në qarkun Lezhë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Lezhë dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 1154, ndërsa në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 1154.

Qarqet më të nxehta janë Tirana, Gjirokastra dhe Vlora. Në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 1251, ndërsa në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 1507.

Në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2016 është 1711, që përbën nivelin më të lartë të kriminalizimit të popullsisë.

Numri i procedimeve sipas rretheve
Rrethi          Veprat     TENDENCA ndaj 2015
Berat              981 -6,8 %
Dibër              495 -0,2 %
Durrës            2222 -4,9 %
Elbasan          2293 -15 %
Fier                1732 -2,8 %
Gjirokastër     863 +0,5 %
Kavajë           601 +25,7 %
Korçë             1413 -6,6 %
Krujë             681 +6,4 %
Kukës            582 +13,9 %
Kurbin            501 +1 %
Lezhë            1002 -16,36 %
Lushnjë          913 -5,4 %
Mat                 204 -32,9 %
Përmet           162 +20,9 %
Pogradec        496 +16,4 %
Pukë               229 + 2,2 %
Sarandë         801 -8,87 %
Shkodër         2196 -4,9 %
Tiranë            9942 -0,1 %
Tropojë         238 -31,8 %
Vlorë             2416 +1,3 %
97 % e të pandehurve janë pa arsim të lartë, vetëm 1.6 % femra
Fshati dhe qyteti të njëjtë të përfshirë në veprimtaritë kriminale

Personat pa arsim të lartë dhe meshkujt janë më të predispozuar për tu përfshirë në veprimtari kriminale.

Të dhënat socio-demografike të të pandehurve për këtë grup veprash penale, si gjinia, mosha, arsimi, gjendja shoqërore, vendbanimi e gjendja gjyqësore, paraqiten në mënyrë të detajuar në vijim: Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 98,4 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 1,5 % janë të mitur) dhe vetëm 1,6 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura).

Në lidhje me arsimimin e të pandehurve, rezulton se për këto grup veprash penale 3,2 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të lartë, 43,6 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të mesëm dhe pjesa tjetër e të pandehurve rezultojnë me arsim deri 9-vjeçar.

Përsa i përket gjendjes shoqërore, nga të dhënat statistikore rezulton se rreth 63,5 % e të pandehurve janë të papunë, rreth 34,8 % e të pandehurve janë të punësuar në sektorin privat dhe vetëm 1,7 % e tyre janë nëpunës shtetërorë”,-thuhet në raportin e prokurorisë. Rezulton se, ka një numër pothuajse të njëjtë të të pandehurve për këtë grup veprash si në qytet dhe në fshat.

Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, theksojmë se 0,4 % e tyre janë përsëritës për të njëjtën vepër penale, 5,6 % përsëritës për vepra të tjera dhe 94 % janë të padënuar më parë. Bazuar në sa më sipër, faktorët kriminogjenë që ndikojnë në ecurinë e këtyre veprave penale kanë të bëjnë me arsimimin e personave të marrë si të pandehur si dhe me nivelin e papunësisë.

Related Posts

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit
Kryesore

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit

21/11/2026
Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike
Kryesore

Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike

19/11/2026
Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë përjashtimin tim
Kryesore

Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë përjashtimin tim

19/11/2026
Spiropali del hapur: Modeli “Balluku” është më i keqi në Partinë Socialiste
Kryesore

Spiropali del hapur: Modeli “Balluku” është më i keqi në Partinë Socialiste

19/11/2026
Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna
Kryesore

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë
Lajme

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Një gafë e Bento-s “fik” Ronaldo-n, shtyhet festa e Al Nassr (VIDEO)

Ronaldo nuk ndalet, realizon golin e 986-të në karrierë

21/11/2026
Një Wenger i ri në Londër, Arsenal blindon Artetën, gati kontrata e re – Balkanweb.com – News24

Arsenali, Arteta: GTA 6 problem për lojtarët, iu them se…

21/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al