Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shfaqur sot me deklarata joshëse drejtuar qytetarëve. Ajo u ka bërë ftesë atyre që të bëhen pjesë e LSI në këmbim të funksioneve shtetërore.
“Nën dritën e dekadës së re, ne e ofrojmë këtë investim për këdo që ka dëshirën, vullnetin dhe aftësinë, për t’u përfshirë në listat e partisë, për të garuar dhe për t’u bërë pjesë me angazhimin dhe kontributin e tyre nga kandidatë për deputetë, kryetarë bashkie, për këshilltarë, anëtarë në komisionet politike pranë LSI, të forumeve drejtuese apo të konkurojnë për drejtues të degëve në të gjithë Shqipërinë”, është shprehur Kryemadhi.