Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur gjatë natës së kaluar në Memaliaj.
Mesohet se është grabitur banesa e të moshuarit Hiqmet Ramadani, ku autorët e maskuar kanë marrë një shumë prej 12 milionë lekësh.
Ata kanë dhunuar pronarin e shtëpisë, 87-vjeçarin Ramadani, i cili ka përfunduar në spital nga plagët e marra.
Nga raportimet e para, mësohet se ai jetonte i vetëm në fshat, pasi fëmijët i kishte në emigracion.