• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ëndrra të çuditshme/ Ja pse shohim makthe

06/01/2020
Ëndrra të çuditshme/ Ja pse shohim makthe

Njerëzit kalojnë një të tretën e jetës së tyre duke fjetur, që është një copëz kohe mjaft e madhe. Megjithëse ëndrrat dhe kuptimet e tyre kanë tërhequr interesin e njerëzve për një kohë të gjatë, shkenca e ëndrrave nuk ka shkuar aq larg, kështu që nuk ka shumë të dhëna mbi këtë botë pa materie.

Mirëpo, falë zhvillimit të teknologjisë, është bërë i mundur studimi i aktivitetit të trurit ndërsa njeriu fle, dhe shkencëtarët e psikologët në të gjithë botën vazhdojnë të bëjnë publike rezultatet e tyre, duke hapur kështu ngadalë perdet për temën e panjohur dhe gjithnjë e më intriguese. Por, çfarë është mësuar tashmë në lidhje me makthet dhe ëndrrat e çuditshme që kemi?

Përse shohim ëndrra të çuditshme?

Ndoshta secili prej nesh ka një histori për një ëndërr ku ndodhin gjëra të çuditshme të cilat pas zgjimit apo edhe gjatë ëndrrës duken si marrëzi.

Kur bie në gjumë, truri i njeriut vazhdon të punojë, duke shpërndarë në memorie momente afatshkurtër dhe afatgjatë. Ai krahason ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit me ato që kanë ndodhur shumë kohë më parë. Kjo është arsyeja pse ju mund të shihni gjëra nga fëmijëria juaj në një vend ku mund të jetoni aktualisht.

E gjitha ndodh gjatë fazës së lëvizjes së shpejtë të syrit që zgjat 10-20 minuta dhe përsëritet disa herë gjatë natës. Kjo fazë njihet edhe si “gjumi paradoksal”, që e mori emrin e tij për shkak të ngjashmërive fiziologjike me gjendjen e zgjuar të një personi.

Në këtë faze, të gjitha pjesët e trurit bëhen aktive, përveç asaj që është përgjegjëse për logjikën. Për më tepër, vëmendja zvogëlohet gjatë gjumit. Prandaj nuk është për t’u habitur që ëndrrat tona humbasin sensin dhe maturinë e normalitetit.

Përse shohim makthe?

Pse shohim makthe apokaliptike me zombi, gjarpërinj, përndjekje apo sëmundje? Përse bëhemi pjesë e skenareve të frikshme dhe jo fort të këndshme në ëndrrat tona? Shkencëtarët zviceranë dhe amerikanë kryen një eksperiment, ku ata arritën të gjejnë përgjigjen e këtyre pyetjeve. Sipas mendimit të tyre, kjo ndodh për shkak të një funksioni të sistemit nervor, i cili ndihmon një person të përballojë emocione negative në jetën reale.

Në artikullin e tyre, shkencëtarët shkruajnë se emocionet që ndiejmë në ëndrra na ndihmojnë të zgjidhim presionin emocional dhe të bëjmë një person të gatshëm për streset e mundshme që mund të përjetojë në të ardhmen.

Shkencëtarët studiuan aktivitetin e pjesëve të ndryshme të trurit gjatë gjumit duke përdorur një elektroencefalogram. 18 vullnetarë u zgjuan disa herë gjatë natës dhe u pyetën se çfarë ëndrrash po shihnin e nëse ato ëndrra ishin makthe. Falë përgjigjeve të tyre dhe analizës së veprimtarisë së trurit, studiuesit kanë identifikuar dy zona të trurit që janë përgjegjëse për makthet. Këto janë insula dhe korteksi midcingulat.

Sado interesante të duket, këto 2 pjesë të trurit aktivizohen në të njëjtat situata kur një person ndihet i shqetësuar ose frikësohet në jetën reale. Insula është përgjegjëse për vlerësimin e emocioneve dhe aktivizohet automatikisht, sapo një person të ndjejë ankth. Korteksi midcululues përgatit një person për një reagim adekuat gjatë shfaqjes së një kërcënimi dhe kontrollon mënyrën se si ai person sillet kur është në rrezik.

Në një studim të mëtejshëm, shkencëtarët zbuluan se ata që kishin makthe për një kohë të gjatë, reagonin më pak ashpër ndaj gjërave negative në jetën reale.

Deri më tani, është bërë e qartë se mënyra se vetëdija jonë komunikon me ne dhe na ndihmon në zgjidhjen e çështjeve dhe është pikërisht ajo që na bën të ndihemi të shqetësuar. Për shembull, të shohësh në ëndërr sikur po përndiqesh, shpesh shoqërohet me çështje të pazgjidhura të një personi në jetën reale, sipas shkencëtarëve.

Related Posts

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
Qyteti i pazakontë në Australi ku njerëzit jetojnë nën tokë për t’i shpëtuar temperaturave deri në 48 gradë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Qyteti i pazakontë në Australi ku njerëzit jetojnë nën tokë për t’i shpëtuar temperaturave deri në 48 gradë – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk – Balkanweb.com – News24

06/11/2026
Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Është fyerje për kulturën time – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

U formua nga një shpërthim gjigant vullkanik 7,700 vite më parë, liqeni më i thellë në SHBA fsheh një fenomen të rrallë – Balkanweb.com – News24

05/11/2026
Shkencëtarët kërkojnë 22 miliardë paund në vit për të ftohur planetin/ Nga krijimi i reve artificiale te rikthimi i akullit në Arktik, planet ambicioze kundër ngrohjes globale – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Shkencëtarët kërkojnë 22 miliardë paund në vit për të ftohur planetin/ Nga krijimi i reve artificiale te rikthimi i akullit në Arktik, planet ambicioze kundër ngrohjes globale – Balkanweb.com – News24

04/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ 10 fitore sezonale, Lakers nuk ndalen, Luka Donçiç udhëheq kalifornianët

NBA/ 10 fitore sezonale, Lakers nuk ndalen, Luka Donçiç udhëheq kalifornianët

10/11/2026
“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

“Sold Out”, Shqipëri-Finlandë, interesim i jashtëzakonshëm, shiten të gjithë biletat

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al