• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Irani kërcënon Shqipërinë: Vend djallëzor që bashkëpunon me Amerikën

08/01/2020
Irani kërcënon Shqipërinë: Vend djallëzor që bashkëpunon me Amerikën

Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas sulmit ndaj dy bazave amerikane në Irak. Në deklaratën e tij ai nuk ka lënë pa përmendur edhe Shqipërinë ku strehohen 3,200 anëtarët e lëvizjes së rezistencës iraniane, pjesë e Organizatës Popullore të Muxhahedinjëve të Iranit, (MEK).

Duke folur para një salle të mbushur me politikanë dhe ushtarakë të lartë, Khamenei vlerësoi gjeneralin Qasem Soleimani, duke u ndalur te Shqipëria me fjalët:

“Është një vend shumë i vogël por shumë i keq europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike. Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar. Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe opër të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë”, deklaroi ai.

Ayatollah Ali Khamenei tha se “ky rajon nuk e lejon praninë e SHBA-së” dhe se Irani i dha SHBA-së “një shuplakë në fytyrë natën e kaluar”.

Ai thotë se “martirizimi i komandantit të vrarë Qasem Soleimani tregon gjallërinë e revolucionit tonë para botës”. “Mbrëmë, ne u kemi dhënë një shuplakë në fytyrë”, thotë ai, duke folur për sulmet ndaj bazave amerikane.

Khamenei gjithashtu tha se Amerika u përpoq ta përshkruaj Soleimanin si një “terrorist” i cili ishte “i padrejtë”. Turma iu përgjigj deklaratave të tij me thirrje “Vdekje për Amerikën”.

“Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimi ushtarak i këtij lloji nuk është i mjaftueshëm. Ajo që ka rëndësi është se prania e Amerikës, që është një burim korrupsioni në këtë rajon, duhet të marrë fund. SHBA mund ta lëndojë Iranin-por ata do ta lëndojnë vetveten disa herë më shumë. Kam thënë edhe në një fjalim tjetër (gjatë presidencës së Presidentit Obama) që ka përfunduar koha që do të goditemi dhe të ikim. Nëse na goditni, do të ju goditim”, ka thënë Ayatollah Seyyed Ali Khamenei.

Muxhahedinët në Shqipëri
Shqipëria ka pranuar Muxhahedinët iranianë në Shqipëri në vitin 2016 në bazë të një marrëveshje me SHBA-të.

Muxhahedinët iraniane përfaqësojnë një lëvizje opozitare në mërgim, që synon rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit. Ajo u themelua në vitin 1965 nga një grup studentësh si një lëvizje komuniste, që kishte për qëllim kryesor rrëzimin e regjimit të Shahut.

Plani i ndërkombëtarëve ishte shpërndarja e këtij grupimi në disa vende, për t’i shpëtuar nga sulmet e vazhdueshme që ndërmerrnin ndaj tyre autoritetet irakiane. Por, asnjë vend tjetër nuk pranoi që të strehojë anëtarët e MEK.

Në 2014, Shqipëria pranoi që të marrë edhe pjesën tjetër të luftëtarëve të MEK të mbetur në Irak. Gjatë verës së shkuar, muxhahedinët përfunduan ndërtimin e kampit të tyre në Manzë, duke e pagëzuar me emrin “Ashraf 3”.

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Probleme para debutimin, vidhen kabllot në cirkuitin e Formulës 1 në Madrid

Probleme para debutimin, vidhen kabllot në cirkuitin e Formulës 1 në Madrid

01/09/2026
Miqësorja / Kombëtarja U-15 shkëlqen në Podgoricë, fiton 3-0 ndaj Malit të Zi

Miqësorja / Kombëtarja U-15 shkëlqen në Podgoricë, fiton 3-0 ndaj Malit të Zi

01/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al