• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lajthit Bashkia Finiq, sulmon gazetarin Marin Mema për emisionin e transmetuar në Top Channel (VIDEO)

09/01/2020
Lajthit Bashkia Finiq, sulmon gazetarin Marin Mema për emisionin e transmetuar në Top Channel (VIDEO)

Bashkia Finiq ka bërë një reagim të pazakontë kundër gazetarit Marin Mema, pas dokumentarit të realizuar prej këtij të fundit në Top Channel, që denonconte mungesën e investimeve në fshatrat e banuar me shqiparë në këtë bashki dhe përpjekjen për greqizimin e tyre, duke nisur që tek tabelat orientuese.

Deklarata e Bashkisë Finiq është e ashpër dhe qartazi përbën sulm ndaj gazetarit Marin Mema, sulm të cilin edhe ne si media e dënojmë me forcë të madhe.

Natyrisht që prishja e tabelave me mbishkrime në gjuhën greke në fshatrat e Finiqit është akt i dënueshëm dhe autorët duhen vënë përpara përgjegjësisë. Por kjo s’e përligj aspak sulmin e Bashkisë Finiq kundër gazetarit Marin Mema, i cili në asnjë rast nuk mund të akuzohet për nxitje të urrejtjes ndëretnike. Thjesht ka bërë punën e vet, duke sjell në vëmendje të publikut problematikat që hasen sot në zona të ndryshme të vendit. Në fund të deklaratës mund të shihni edhe emisionin e transmetuar në Top Channel.

BASHKIA E FINIQIT DENONCON PUBLIKISHT PROPAGANDËN KONFLIKTËNXITËSE TË GAZETARIT MARIN MEMA DHE AKTET E SHKATËRRIMIT TË TABELAVE DYGJUHËSHE NË ZONË

Ditët e fundit në territorin e Bashkisë Finiq janë shuar nga persona të paidentifikuar të gjitha emërtimet në gjuhën greke në tabelat e vendosura sërish nga Drejtoria e Transporteve në kuadër të zbatimit të ligjit nr 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Ky sulm i përsëritur vjen menjëherë pas transmetimit në TV Top Chanel i emisionit të gazetarit skandalkrijues Marin Mema, i cili vazhdimisht kushton kohë dhe mjete për të nxitur përçarje dhe konflikte midis popullit shqiptar dhe popullit të Minoritetit Etnik Grek në Shqipëri.

Nuk është e para herë që nëpërmjet propagandës miediatike janë nxitur grupe të caktuara ekstremistësh kundër banorëve të fshatrave të minoritetit etnik duke vjedhur, plaçkitur shtëpitë apo duke shkatëruar simbolet etnike, fetare dhe monumentet e heronjve, por deri më sot nuk është kapur nga policia e rendit dhe nuk është vënë asnjeri në përgjegjësi nga ana e drejtësisë, duke lënë kështu nën terror dhe të pambrojtur këta banorë.

Autorët e nxitjes janë të vetëidendifikuar në mediat sociale apo dhe në ato kombëtare dhe autorët e veprës së shkatërimit dhe të kërcënimit mund të kapen në veprim e sipër. Por deri më sot mbizotëron apatia e organeve kompetente për të vepruar.

Bashkia e Finiqit e angazhuar fuqimisht në misionin e saj trajton me korrektësi çdo problem të banorëve të saj pa dallim etnik,fetar apo social dhe mbi të gjitha interesohet për sigurinë e jetës dhe të pronës së tyre por edhe të të drejtave që rrjedhin nga Kushtetuta dhe ligjet përkatëse.Banorët dhe fshatrat me kombësi shqiptare kanë pjesën e tyre respektuese në administratën e bashkisë, përfitojnë investime dhe ndihmë ekonomike siç përfitojnë edhe banorët dhe fshatrat e tjerë të bashkisë.

Në axhentën e një gazetari serioz do ishte më mirë të renditej e para tematika e mungesës së investimeve të munguara nga shteti gjatë këtyre tre dekadave të fundit në gjithë shtrirjen e kësaj bashkie, të paraqitej realiteti i hidhur ku të 58 fshatrat janë me infrastrukturë të abandonuar, me rrjet elektrik të vjetërruar që gjatë dimrit pothuajse nuk funksionon, me papunësi të theksuar që detyron banorët të marrin rrugën e mërgimit.

Referenca të tilla për padrejtësi në kurriz të shqiptarëve banorë të Bashkisë Finiq, janë të pavërteta dhe të inskenuara me qëllime të mbrapshta për të minuar marrëdhëniet midis dy popujve dhe për të justifikuar mosrespektimin e të drejtave të pasqyruara tashmë edhe në ligjin e veçantë për Pakicat Kombëtare.

Denoncojmë publikisht propagandën e paprecedentë të gazetarit Marin Mema kundër bashkisë Finiq dhe: i kërkojmë organeve të drejtësisë të ushtrojnë kompetencat e tyre në zbatim të dispozitave të Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse, i kërkojmë organeve të mbrojtjes së rendit të zbulojnë dhe ndalojnë autorët e veprës së shkatërrimit të pronës publike dhe të injorimit të të drejtave të saknsionuara me ligj i kërkojmë qeverisë të përshpejtojë procesin e miratimit të akteve nënligjore dhe të intensifikojë propagandën pozitive për të drejtat e Pakicave Kombëtare të cilat janë pjesë integrale e legjislacionit vendas dhe një kusht i domosdoshëm për hyrjen në familjen europiane.

Zyra e shtypit e Bashkise Finiq

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Probleme para debutimin, vidhen kabllot në cirkuitin e Formulës 1 në Madrid

Probleme para debutimin, vidhen kabllot në cirkuitin e Formulës 1 në Madrid

01/09/2026
Miqësorja / Kombëtarja U-15 shkëlqen në Podgoricë, fiton 3-0 ndaj Malit të Zi

Miqësorja / Kombëtarja U-15 shkëlqen në Podgoricë, fiton 3-0 ndaj Malit të Zi

01/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al